Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale ndez debatin/ Sulo ngre tonet: Rama u kujtua për burgun, pasi mori zvarrë Metën. Cakuli: Po pse t’i lërë në burg?
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, deklaroi në studion e “Top Story” se gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka pasur diskutime mes Kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit të SPAK lidhur me masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Kapri pretendoi se Kryeministri ka shprehur pakënaqësi për masën e vendosur ndaj Hysenit, ndërsa e cilësoi situatën si presion ndaj Prokurorisë së Posaçme.
“Rodhi diçka te mbledhja e Këshillit të Sigurisë, që Kryeministri iu ankua kreut të SPAK-ut për masën e ish-kreut të SHISH-it. Zonja ka autorizuar përgjime për familjarë të prokurorëve të çështjes, zotit Dumani dhe Maksuti. Është shantazh ndaj Prokurorisë”, deklaroi Kapri në “Top Story”.
Top Channel