“Prokuroria ka nisur hetimet”/ Ish-prokurori Beci: 18 mijë ndërhyrje të çuditshme ndaj sistemit të Diellës

11/11/2026 23:04

Rritja e numrit të përfituesve të ndihmës ekonomike në Elbasan dhe dyshimet për ndërhyrje të paautorizuara në sistemet kompjuterike kanë qenë në fokus të diskutimeve në emisionin “Top Story”.

Ndërkohë, u ngritën pretendime edhe për mijëra ndërhyrje të dyshimta në sistemin e e-Albania.

Sulo: Ai i ndihmës ekonomike kishte deklaruar në prokurori, kur e pyetën: “Pse i rrite nga 110 në 330?”, ai kishte thënë: “Po ku marr vesh unë nga kompjuteri, i kishte rritur kompjuteri vetë”.

Muka: Një nga punonjësit nuk ka qenë aty kur është bërë një aplikim për një familje. Ka pasur hyrje të paautorizuara në kompjuterë.

Beci: Minimalisht, në e-Albania ka 18 mijë ndërhyrje të çuditshme në sistemin që ruan Diella.

Top Channel