Mancini ndez Francë-Itali: Nuk është kjo, një ndeshje si të tjerat
Cristiano Ronaldo mungonte, por emri i tij ishte sërish në qendër të vëmendjes në Danimarkë–Portugali. Rasmus Hojlund shënoi golin e dytë të danezëve në barazimin 2-2, duke mposhtur Diogo Costan me një “chip” elegant pas asistit të Damsgaard.
Menjëherë pas golit, sulmuesi i Napolit festoi në mënyrën më të famshme të Cristiano Ronaldos: “SIUUU!” Një homazh për idhullin e tij, që këtë herë nuk ishte në fushë. Pas ndeshjes, Hojlund shpjegoi gjestin: “Doja t’ia kushtoja golin idhullit tim, Cristiano, për gjithçka që po kalon në këtë periudhë të karrierës së tij. Ai ka dhënë kaq shumë për futbollin dhe unë kam vetëm respekt për të.”

Por mbrëmja nuk përfundoi aty. Pas vërshëllimës së fundit, kamerat kapën një moment të tensionuar mes Hojlund dhe trajnerit të Portugalisë, Jorge Jesus, me sulmuesin danez që e shtyu teknikun portugez. Pamjet u bënë menjëherë virale, ndërsa Hojlund ende nuk ka dhënë një shpjegim publik për episodin. Ajo që është e sigurt është se në një natë pa Ronaldo-n, sulmuesi danez arriti ta mbajë CR7 në qendër të vëmendjes.
Kliko këtu për të parë reagimin e Hojlund
Top Channel