Zgjodhi që të qëndrojë te Milani, Modric: Qëndrova për të fituar, vendi i katërt nuk mjafton më
Njoftimin për divorcin nga bashkëshortja Cristina Serra ‘gruaja më e bukur në planet’ për të cilën u fol pas humbjes në Champions ndaj Juventusi 2 sezone më patë. Kritikat e presidentit Khaldoon Al Mubarak që nuk binte dakord me formacionin e Pep Guardiolës, zënkat në dhomat e zhveshjes…
Janë dhjetëra prapaskena që nuk ishin ditur më parë dhe që shfaqen në serialin dokumentar me titull ‘Beautiful Obsession’ që ttregon sezonet e fundit të Pep Guardiolës në pankinën e Manchester City
Në dy episodet e para ka shumë hapësirë për impaktin e divorcit të trajnerit në dhomën e zhveshjes. ‘Nuk kam shkuar kurrë në dhomën e zhveshjes për të folur me lojtarët, vetëm një herë-tregon Manel Estiarte, asistenti i Guardiolës-ishin të shqetësuar sepse Pep ishte nervoz, i trishtuar, ndryshe dhe vetëm unë e dija motivin. I thashë skuadrës: po shikoni një qenie njerëzore. Po divorcohet’
Më pas vetë Guardiola ua komunikoi lojtatëve në Torino: ‘U divorcova nga gruaja më e bukur në planet, bashkëshortja ime, ish bashkëshortja ime. E dua shumë, por humbëm pasionin. A e dua? Po, absolutisht. A më do ajo? Po, por humbëm pasionin’
Dhe në këtë moment filloi të lindë ideja e largimit edhe nga skuadra.
‘Kjo është disfata ime; nëse jam problem, duhet të ma thoni-iu thotë Guardiola lojtarëve-nuk do të rri këtu për paratë apo thjesht se duhet të qëndroj, nuk dua të ndihem i detyruar të arratisem nga ju. Nëse jam një problem ma thoni. Kjo nuk do të ndryshojë afeksionin që ndjej për ju, as edhe për një sekondë’
Ka hapësira edhe për një përballje të ashpër me kapitenin Kyle Walker në dhomën e zhveshjes së Anfield pas humbjes me Liverpool në dhjetor të 2024. Guardiola përmendi emrat e lojtarëve që gabuan, foli për një top të humbur nga Ëalker që reagoi: ‘Në çdo mbledhje, del emri im’-ishin fjalët e tij. Dhe kur Guardiola iu përgjigj: ‘Ndoshta sepse je kapiteni’, mbrojtësi iu kthye: ‘Nuk doje që të isha kapiten’
Në dokumentar janë edhe diskutimet e motivimit ndaj skuadrës.
‘Në jetë, çfarëdo që të bëni, bëjeni me pasion-ishin fjalët e trajnerit katalanas-nuk dua futbollistë të zotë, dua futbollistë me pasion’.
Dhe janë të shumta edhe momentet ku shihet edhe agonia e Guardiolës për punën e tij. Shembulli nr.1, pas humbjes 4-2 të pësuar ndaj PSG në fazën e grupeve në Champions. Trajneri tregoi se kishte humbur dëshirën për të ngrënë, pirë apo fjetur. Shembulli nr.2: Estiarte dhe Pep Lijnders, asistentët në sezinin e fundit flasin për agoninë e tij që la jashtë disa lojtarë. Dhe pas rezultatit 0-2, Guardiola iu hakërrye futbollistëve të tij. ‘Ndoshta do të duhet të kërkoj ndjesë që bëra 10 ndryshime. Është e pamundur të luash pa kurajo, por ta hajë drei djema. Çdokush duhet të mendojë; jam më i miri, do ta tregoj’-ishin fjalët e katalanasit që pati një krizë zemërimi pa fund: ‘Dua t’ju transmetoj sa e dua punën time dhe dua t’jua jap, por ju nuk ma ktheni, djema. Dhe e dini se çfarë do të ndodhë? Do të keni një tjetër trajner. Nëse shoh qoftë edhe një fytyrë të trishtar në fund të sezonit do t’ju vras. Djema, ju vras. Kur shoh fytyrat tuaja teksa ankoheni për vendimet e mia, ju vras. Punoj për ju, jetoj jetën time, divorcin, familja ime është larg dhe gjithë pjesa tjetër, kjo për të gjithë ju. Dhe ju si ma shpërbleni? Me paraqitjet tuaja të shëmtuara, të gjithë pa përjashtim. Është një turp, djema. Sa gjë e shpifur’.
Por në shënjestër përfundin edhe Erling Haaland. ‘Je i lodhur?’-e pyet norvegjezin pas pjesës së parë të finales së FA Cup në Wembley dhe Haaland i thotë jo. ‘Përse nuk lufton për topin si bëre me Saliba dhe të gjithë lojtarët e tjerë në një finale? Nëse je i lodhur ma thuaj menjëherë. Lashë jashtë 6 futbollistë, ku është kualiteti yt? Lëvizjet në thellësi? Zona? Të dua si një baba, Erling. Por nuk bëhet fjalë për këtë. Tregomë që do që të fitosh’-i tha Guardiola sulmuesit
Edhe lamtumira ishte e komplikuar; që nga konferenca e programuar nga Guardiola për të bërë njoftimin, te komunikimi i saj te futbollistët vetëm 2 ditë përpara ndeshjes së fundit të kampionatit. Pas barazimit të Manchester City në Bournemouth, Pep Guardiola iu tha këto fjalë futbollistëve: ‘Tani duhet të pushojmë pak dhe të përgatitemi për ndeshjen e fundit, për t’i dhënë një lamtumirë të denjë John Stones dhe Bernardo Silvës dhe sezonin e ardhshëm do të jemi më të fortë, më të mirë. Bëmë gjithçka mundëm, por ndonjëherë është e nevojshme që të pranojmë humbjen, të urojmë Arsenalin dhe të shohim përpara. Do të shihemi nesër’
Dhe në dokumentar shfaqen edhe lotët kur tenton të regjistrosh videon përmes së cilës bën të ditur mbylljen e kontratës për median dhe futbollistët.
‘Mos më pyesni për motivet se përse largohem-thotë në videomesazhin për skuadrën-nuk ka një motiv, por thellë-thellë e di se ka ardhur momenti im. Do të jetë e vështirë të kthehem. Kam nevojë që të vë në vend shumë gjëra. Kanë ndodhur shumë gjëra në jetën time personale dhe profesionalisht kam nevojë që të rigjej veten e sidomos të ulem dhe të shoh kohën që kalon. Në gjuhën katalanase thuhet ‘badar’ dhe kështu do të bëj’.
Top Channel