Liverpool i zemëruar me Jones, transferimi te Inter duket i paevitueshëm për të evituar largimin me parametra zero
Guglielmo Vicario është futbollisti i ri i Juventus. Portieri italian që ditën e hënë mbërriti në Torino duke kryer edhe vizitat mjekësore, këtë të martë nënshkroi kontratën me Zonjën e Vjetër deri në 30 qershor të vitit 2027.
Portieri i Tottenham u transferua te bardhezinjtë me formulën e huazimit me të drejtë blerje për 8 milionë euro plus 2 milionë euro të tjerë në formën e bonuseve dhe do të mbajë fanelën me numrin 25.
Ofensiva e Juventusit për Vicarion u krye në mbrëmjen e së dielës kur Hotspurs e pranuan formulën e dhënies së futbollistit me formulën e huazimit. Klubi londinez në fakt preferonte huazim me detyrim blerjeje, por në fund u kënaqën me opsionin të drejtë blerjeje, kjo edhe falë dëshirës së Vicario për t’u kthyer në Itali.
Pasditen e së hënës Vicario mbërriti në Torino për të shkuar direkt te JMedical për të kryer vizitat mjekësore të rastit të cilat përfunduan në orët e mbrëmjes. Ndërsa këtë të martë futbollisti hodhi firmën në kontratë dhe Spalletti mund ta hedhë në fushën e lojës që nga minuta e parë në ndeshjen me Frosinonen në Serie A që starton këtë fundjavë.
Top Channel