Mesjava evropiane, futbolli i Kontinentit të Vjetër në fazën e playoffit me protagoniste klube shqiptare
Arbitrat shqiptarë vazhdojnë të gëzojnë besimin e UEFA. Qeveria e futbollit evropian në fakt ka zgjedhur klasa arbitrare kuqezi për dy ndeshje të rëndësishme në Conference League.
Njëra prej këtyre ndeshjeve është sfida mes Twentes dhe Qarabag që do të luhet në mbrëmjen e së enjtes në orën 21:00. Kjo sfidë do të ketë si arbitër kryesor Juxhin Xhajën i cili do të ndihmohet nga asistentët e tij Rejdi Avdo dhe Mario Shazivari, gjyqtar i katërt do të jetë Emanuela Rusta. Ndërsa në sistemin VAR është përzgjedhur italiani Gianluca Aureliani, kurse Albert Doda do të jetë AVAR.
Po të enjten në orën 21:00 në Islandë do të luhet sfida mes Vikingur dhe Borac dhe në këtë përballje ai që do të vendosë drejtësi do të jetë Enea Jorgji që do të ndihmohet nga Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, që janë asistentët e tij. Arbitër i katërt do të jetë Florian Lata, ndërsa në sistemin VAR janë caktuar holandezi Jeroen Manschot dhe Olsion Yzeiraj si AVAR.
Top Channel