‘U divorcova nga gruaja më e bukur në botë’/ Prapaskenat e viteve të fundit të Guardiolës më Manchester City në dokumentar
Luka Modric, legjenda e futbollit botëror pranon se e ka pasur gjithnjë mendjen te Milani edhe gjatë botërorit 2026. Një deklaratë dashurie kjo që u bë në një intervistë për kanalet zyrtare të klubit kuqezi.
‘Gjithnjë isha në kontakt me drejtuesit e Milanit-tregon Modric-edhe pse isha në Botëror, mendjen e kisha gjithnjë atje. Mund të kisha rinovuar për një vit në çdo moment të sezonit, edhe në dhjetor, por në fillim doja të dëgjoja trupin tim, të kuptoja se si do të ndihesha, sa uri kisha dhe sa pasion kisha për të luajtur akoma. Milani tregoi se sa shumë ishte i lidhur me mua dhe me faktin që unë të isha pjesë e këtij projekti të ri; ishte ajo për të cilën kisha nevojë, ajo që doja të dëgjoja. Fola me familjen time dhe vendosa të qëndroj. Çdo futbollist ka nevojë për besimin dhe dashurinë e klubit, tifozëve, shokëve të skuadrës, të punojë në skuadër’.
Luka Modric më pas nënvizoi objektivin dhe misionin e tij te Milani
‘Misioni im është të jap maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën që të fitojë sa më shumë që të jetë e mundur-shtoi Modric-u ktheva sikur të ishte hera e parë dhe të më duhej të fitoja. Nuk duhet folur shumë; tani duhet të veprojmë, të qëndrojmë të përulur, të punojmë shumë, të qëndrojmë të bashkuar. Nëse luan në një klub si Milani, gjëja më normalle është të mendosh se dëshiron të fitosh trofe dhe jo vetëm të sigurosh kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Duhet të synosh maksimumin. Për këtë jam këtu, ky është objektivi im. Së bashku me klubin, pronarët dhe trajnerin, ndajmë të njëjtat objektiva dhe për këtë arsye vendosa të kthehem’.
Top Channel