Galatasaray është gati të paraqesë një ofertë zyrtare te Manchester United për Bruno Fernandes.

Sipas “Telegraph”, klubi turk pritet të ofrojë rreth 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit portugez.

Pavarësisht se kontrata e Fernandes me Manchester United skadon pas një viti, klubi anglez nuk duket i gatshëm të heqë dorë nga ylli i skuadrës dhe nuk e ka në plan ta shesë lehtësisht.

Mbetet për t’u parë nëse oferta e Galatasaray do të jetë e mjaftueshme për të bindur “Djajtë e Kuq” të negociojnë largimin e portugezit.

Top Channel