Botërori 2026/ Alarm për të nxehtin mbytës në Miami, temperaturat arrijnë 48.8 gradë Celcius
Zvicra ka arritur një fitore spektakolare në ndeshjen e dytë të Grupit B përballë Bosnjës dhe Hercegovinës me rezultatin 4-1.
Sfida nisi me ritëm të ulët nga të dyja ekipet, të cilat u munduan të mbroheshin në pjesën e parë.
Pjesa e dytë ishte ajo që solli spektakël, me helvetët që kaluan në avantazh në minutën e 74-t me Manzambin.
Pas 10 minutash, ishte Vargas ai që dyfishoi shifrat, ndërkohë që boshnjakët ndelën pak minuta më parë me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Muharemoviç.
Manzambi shënoi edhe golin e tretë për helvetët dhe të dytin personal në minutën e 90-të.
Pas vetëm 3 minutash, boshnjakët shënuan një supergol me Mahmiç, që shërbeu vetëm për statistikë.
Ndërkohë, kishte festë edhe për kapitenin shqiptar Granit Xhaka, i cili shënoi në fund me anë të një penalltie.
Kështu, Zvicra shkon në kuotën e 4 pikëve dhe hedh një hap të sigurt drejt kualifikimit.
Rezultati:
Zvicër 4-1 Bosnje & Hercegovinë
Manzambi 74′, 90′, Vargas 84′, Xhaka (P) 90+7′ / Mahmic 90+3′
Goli i Xhakës (Video)
Goli i Mahmic (Video)
Goli i dytë i Manzambit (Video)
Goli i Vragasit (Video)
Goli i parë i Manzambit (Video)
Rasti i Ndoyes (Video)
Formacionet Zyrtare:

Top Channel