Live Zvicër-Bosnje/ “Shpërthen” festa helvete, Xhaka me shokë gjejnë më në fund avantazhin (Video)
Pas disa ditësh spekulimi për motivet e lotëve të Lionel Messit në ndeshjen me Algjerinë, vjen një komunikatë nga familja e yllit argjentinas në lidhje me këtë temë teksa konfirmoi problemet shendetësore të babait të sulmuesit, Jorge Messi.
‘Familja Messi komunikon se po përballet me një problem shëndetësor. Aktualisht është nën vëzhgimin e mjekëve, po e merr vetën dhe gjendja e tij po përmirësohet pozitivisht-theksohet në një komunikatë të familjes së Lionel Messit-duke parë versionet, zërat dhe spekulimet që kanë qarkulluar orët e fundit, familja dëshiron që të shprehë pakënaqësinë e thellë për mungesën e ndjeshmërisë, respektit dhe skrupujve me të cilat disa persona trajtuan këtë çështje shumë private dhe familjare.’
Familja Messi vijon më tej me komunikatën e saj në qartësimin e situatës
‘Familja dëshiron gjithashtu të qartësojë se vetëm familjarët më të ngushtë kanë informacione të detajuara dhe të besueshme në lidhje me gjendjen e Jorge-theksohet në vijim të komunikatës-kështu që çdo version, deklaratë apo informacion që nuk vjen nga vetë familja dhe nga kanalet e saj zyrtare nuk duhet të konsiderohet e vlefshme apo e vërtetë. Në momente si ky, kërkojmë përgjegjësi, kujdes dhe humanizëm. Shëndeti i një personi dhe qetësia e të dashurve të tij nuk duhet të jenë objekte spekulimesh api të një interesi të papërgjegjshëm mediatik. Vlerësojmë sinqerisht afeksionin e shfaqur, respektin dhe shqetësimin dhe kërkojmë që privatësië, rezervimi dhe intimiteti i Jorge dhe të gjithë familjes së tij të ruhen gjatë kësaj periudhe. Përditësimet e rëndësishme do të komunikohen në momentin e duhur nga familja përmes kanaleve të saj. Faleminderit për mirëkuptimin!’.
Top Channel