Mbyllen ndeshjet e para të fazës së grupeve, ekipet drejt kualifikimit dhe renditja aktuale e Botërorit

18/06/2026 09:43

Me ndeshjet e luajtura në orët e para të ditës së sotme u mbyll raundi i parë i fazës së grupeve në Kupën e Botës. Barazimet e shumta kanë lënë gjithçka të hapur, teksa një pjesë e skuadrave kanë arritur të bëjnë hapin e madh drejt kualifikimit.

Në Grupin A, Meksika dhe Koreja e Jugut kanë korrur fitoret e para, teksa te Grupi B, ku militon edhe Zvicra gjithçka mbetet e hapur, pasi të gjithë ekipet kanë nga 1 pikë. Në grupin C, kryeson Skocia, teksa ndjekin Maroku dhe Brazili.

Amerika dhe Australia fituan ndeshjet e para në grupin D, teksa Turqia dhe Paraguai do të përpiqen të rikuperojnë. Gjermania shkon e qetë në ndeshjet e dyta, teksa kundërshtar direkt sheh Ishujt Faroe. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për Suedinë në grupin e saj.

Gjithçka e hapur mbetet në grupin G dhe H ku të gjitha skuadrat kanë nga një pikë. Duel mes Francës dhe Norvegjisë në Grupin I, teksa Senegali premton revansh. Argjentina dhe Austria duelojnë për kreun në Grupin J, teksa Kolumbia sot bëri një hap të rëndësishëm me 3 pikët e marra.

Anglia dhe Gana morën 3 pikët e para përballë Kroacisë dhe Panamasë. Sa i përket formulës së kualifikimit, në fazën me eliminim direkt do të kalojnë dy vendet e para dhe 8 vendet e treta më të mira. Vetëm 4 ekipe do të mbeten jashtë gazës në këtë fazë të parë të kompeticionit.

Aktualisht me asnjë pikë dhe golavarazhin më të dobët janë Panamaja, Senegali, Jordania dhe Turqia, por asgjë nuk është e vendosur dhe vetëm në raundin e tretë të fazës së grupeve gjithçka do të jetë e qartë.

RENDITJA AKTUALE

Top Channel