Bomba për të vrarë Messin dhe tentativa për t’iu afruar Ronaldos në hotel, dosja sekrete zbulon kërcënimet që tronditën Botërorin
Pas barazimit zhgënjyes në ndeshjen me Republikën Demokratike të Kongos, Portugalia është vënë në qendër të vorbullën e kritikave të fort për paraqitjen e bërë në fushën e lojës në ndeshjen debutuese të Botërorit.
Në mënyrë të veçantë në shënjestër u vu pikërisht Cristiano Ronaldo. Fenomeni portugez nuk arriti të lërë gjurmë dhe në ndonjë rrethanë u duk edhe pak egoist; të gjithë e dinë që Ronaldo është në kërkim të golit që do ta bënte atë të vetmin futbollist që shënon në 6 edicione të ndryshme botërorësh.
Dëshira për të vendosur këtë rekord e bëri më pak të kthjellët 5 herë fituesin e Topit të Artë që në një moment i mohoi një rast të shkëlqyer Bruno Fernandes. Një zgjedhje që një personalitet i kalibrit si Thierry Henry e kritikoi shumë ashpër.
‘Ështe skuadra ajo që duhet të shënojë, jo ti-tha ish sulmuesi francez që më pas analizoi aksionin ku Ronaldo i parapriu futbollistit të Manchester United
‘Cristiano është gjendur në këtë situatë 1 mijë herë-shtoi Henry-me një lëvizje drejt portës do të detyronete mbrojtësin të mbyllte zonën e vogël. Por duke qenë se ai donte të shënonte, e vendos veten në trajektoren e pasimit prapa për Bruno Fernandes. Reagimi i shokur të skuadrës e thotë qartë: ‘lëre topin, vrapo, krijo hapësirë që unë të dërgoj topin në rrjetë’, por kjo nuk ndodhi’.
Top Channel