Liverpool, nis sulmi për Diomande, por Leipzig i refuzon ofertën e parë prej 100 milionë eurosh
Rafael Van der Vaart kthehet të jetë në syrin e ciklonit. Ish futbollisti holandez bëri një koment në televizionin NOS gjatë ndeshjes mes Holandës dhe Japonisë që pati pasoja dhe për të cilin ai u detyrua të kërkojë ndjesë, pasi u akuzua për racizëm.
Dy goditje të topit me kokë në minutën e 88 u konkretizuan në gol nga Kamada që solli barazimin 2-2, kur Portokallinjtë po mendonin se po e fitonin ndeshjen.
Van der Vaart e justifikoi paaftësinë e Van de Ven të bëjë markimin në zonë duke thënë se ‘të gjithë në Japoni ngjajnë, e qartë, kushedi mendoj se…’. Një arsye kjo për të cilën ai u akuzua për racizëm dhe që i bëri tifozët japonezë të ndihen shumë keq
Ish futbollisit u justifikua duke shpjeguar se bëhej fjalë për një shaka dhe se në asnjë moment nuk donte të ofendonte tifozët japonezë.
‘Sigurisht që është një shaka. Thuajse nuk guxoj dot të them ndonjë gjë-tha Van der Vaart-kuptoj se disa persona i kanë interpretuar fjalët e mia si ofensive, më vjen thellësisht keq. Nëse kam ofenduar dikë me fjalët e mia, kërkoj ndjesë. Nuk ishte qëllimi im. I marr seriozisht reagimet që kam marrë dhe kuptoj se fjalët e mia mund të interpretohen në mënyra të ndryshme. Për këtë arsye e konsideroj të rëndësishme që të sqaroj se deklarata ime nuk kishte asnjë qëllim racist as diskriminues. Shpresoj që qëllimet dhe konteksti i komentit tim të jetë më i qartë me këtë shpjegim’
Top Channel