‘I papërgatitur dhe arrogant’/ ‘The Times’ kryqëzon Zlatan Ibrahimovic si komentator
Cristiano Ronaldo doli nga fusha e lojës në stadiumin e Houstonit me një shprehje që nuk premtonte asgjë të mirë. Premtonte crioterapo, sesione videosh ekstra për të kuptuar çfarë nuk funksionoi dhe ushtrime suplementare për abdominale në mbrëmje.Cristiano Ronaldo në moshën 41 vjeçare është në një formë për t’u pasur zili, jo aq në fushë ku nuk bën më sprinte, sesa jashtë saj, sepse diferenca me Lionel Messin nuk ka qenë kurrë kaq e madhe.
Ata të dy gjithnjë janë parë sy më sy, një Top i Artë unë e një ti, një Champions unë e nje të, njëri u transferua në Arabinë Saudite dhe tjetri në SHBA. Kur kanë kaluar 18 vjet nga përballja e tyre e parë direkte në 2008, e shohin veten të distancuar. Messi shënon 3 gola dhe nëse do të kandidonte direkt për president të Argjentinës do të merrte 80% të votave. Cristiano zhvillon një ndeshje të shëmtuar, nuk fiton me Republikën Demokratike të Kongos dhe merr kritika të forta edhe nga media portugeze. Në mënyrë paradoksale kjo mund të përbëjë një lajm të mirë; i hidhet benzinë zjarrit për të ardhmen
PSIKOLOGJIA-Përse Messi dhe Ronaldo janë kaq të distancuar? Në kontekstin e kampionatit ku luajnë, nuk ka shumë diferencë, përkundrazi, kampionati arab është më kompetitiv sesa MLS. Po kështu dhe mënyra e tyre e lojës ka evoluar në mënyrë të ngjashme; larg nga sulmuesit e krahut, tani kanë dy pika qendrore. Dy qendërsulmues atipikë, pa top që më shumë shohin. Ai që ndryshon është konteksti. Messi te Argjentina luan lehtë dhe shpjegimi është interesant. Me siguri Botërori 2022 i ka hequr atë barrën psikologjike; çfarëdo që të ndodhë në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Messi e ka bërë detyrën e tij. E ka çuar Kupën e Botës që donte që fëmijë në Buenos Aires. Kurse Cristiano Ronalodo jo. Ronaldo nuk ka asnjë detyrim, por është logjike që të ndjejë presionin e shansit të fundit. është dukshëm futbollisti më i fortë në histori bashkë me Eusebion, por në mënyrë paradoksale fitoi një Evropian nga pankina, i dëmtuar pas 25 minutash lojë në finale.
MESSI-CR7: MOSHA DHE AMBIENTI-Diferenca mund të jetë pasojë e moshës? Mundet. Ronaldo është 2 vjet më i madh se Messi dhe përjeton një kontekst më stresues. Kampionati arab, me një rivalitet në krye të lejon më pak liri se MLS. Messi në Miami është i rrethuar nga 7 argjentinas (De Paul, Lujan, Mura, Allende, Ayala, Silvetti, Rios Novo) dhe në sulm luan me Luis Suarez me të cilin ka krijuar një raport special që kur ishin te Barcelonë. është si të jetë në shtëpi. E ka thënë këtë edhe biografi i tij. ‘Messi ka disa klauzola në kontratën me Inter Miami që e lejojnë t’i drejtohet mjekut argjentinas, të shkojë në Argjentinë në rast se ka probleme’-tregon ai. Në këtë kontekst është përgatitur mire. ‘Leo ka bërë një përgatitje speciale në mënyrë shumë sekrete’-tregon sërish biografi-i keni parë 4 ndeshjet e fundit? Fluturonte. Edhe De Paul mbeti i impresionuar’. Ronaldo që luftoi deri në ndeshjen e fundit për titullin në Arabi nuk mundi ta bëjë këtë.
GOLAT DHE TË DHËNAT FIZIKE-Dhe tani të shohim shifrat; këto janë të ngjashme. Messi në 2026 në MLS shënoi 12 gola në 14 ndeshje. Në 10 ndeshjet e fundit në prill-maj shënoi 8 gola. Ronaldo në 2026 në kampionatin arab shënoi 13 në 19 ndeshje. Në 10 ndeshjet e fundit nga shkurti në maj shënoi 8, po aq sa edhe Messi. Por në SHBA historitë janë krejt ndryshe. Botërorin e nisën në këtë mënyrë: Messi 3 gola, 4 gjuajtje në portë, 3 topa të rikuperuar dhe 15 të humbur, asnjë dribling, një krosim. Cristiano, 0 gola, 0 gjuajtje në portë, një top i rikuperuar dhe 3 të humbura, asnjë dribling, asnjë krosim. Një mbrëmje e shëmtuar. Të dhënat fizike. Messi në 84 minuta; 31 sprinte, 64 vrapime, 67 m të përshkuara me sprint, 721 m me shpejtësi të lartë, 7.33 km të përshkuara. Ronaldo në 100 minuta; 26 sprinte, 54 vrapime, 65 m me sprint, 301 m me shpejtësi të lartë, 7.52 km të përshkuara.
Gjithçka thotë se Messi është më mirë fizikisht dhe mentalisht…dhe kur ndodh kështu, jeta të ndihmon, të bën të gjesh dy dhurata nga Luca Zidane. Dhe tani pyetja e fundit. Kjo distancë a mund të reduktohet? Botërori është i gjatë dhe mund të ndryshojë për 5 minuta. Messit nuk do t’i shkojnë gjithnjë gjërat mirë. Nëse Ronaldos do t’i shkojnë gjërat më mirë, mbetet për t’u parë.
MESSI NË TË MAJTË, RONALDO NË TË DJATHTË-Të gjithë mundemi vetëm të shohim dhe të vendosim për cilin të bëjmë tifozllëk. Mund te ndikohemi nga idetë politike. Një studim i prezantuar nga katalanasi Roger Tugas Vilardell dhe i kryer nga Nanyang Technological University mes 10.661 personave nga 26 vende, identifikon preferenca politike. Sipas këtij studimi, kush deklaron ide progresiste voton në shumicë Lionel Messin, ndërsa konservatorër preferojnë Cristiano Ronaldon. Vlerësimet; për Messin qetësia, respekti, familja, skuadra përpara individit. Për Ronaldon; meritokracia, orientimi i vetëpromocionit, kërkimi për kompetitivitet dhe shkëlqim. Sa për kuriozitet; Koreja e Jugut do të mbante dukshëm anën e Messit, me gratë që janë pak më shumë pro-Ronaldo. Kush ka interes në politikë shkon pak më shumë me Messin. E vërtetë? Bëjini vetë vlerësimet…
Top Channel