Liverpool, nis sulmi për Diomande, por Leipzig i refuzon ofertën e parë prej 100 milionë eurosh
Liverpool i Andoni Iraolës konfirmoi blerjen e futbollistit të kombëtares spanjolle Victor Munoz që do të lërë Osasunën për t’u transferuar në Anfield menjëherë pas mbylljes së aventurës në Botëror.
Skuadra angleze do të paguajë klauzolën e zgjidhjes së kontratës së Munoz me Osasunën prej 40 milionë euro, nga të cilat 20 milionë shkojnë për Realin e Madridit që kishte të drejtën e përfitimit të 50% të të ardhurave nga rishitja e futbollistit.
‘Liverpool ka arritur një marrëveshje për blerjen e Victor Munoz nga Osasuna pas miratimit të lejes së punës dhe autorizimit ndërkombëtar-theksonte Liverpool në një komunikatë për shtyp.
Në këtë mënyrë, Victor Munoz bëhet blerja e dytë e ‘The Reds’ pas asaj të Jeremy Jacquet, qendërmbrojtësi i Rennes
Po kështu edhe Osasuna e bëri zyrtare arritjen e marrëveshjes me Liverpool për transferimin e Victor Munoz te skuadra angleze duke e falenderuar futbollistin për kontributin e tij në El Sadar.
‘Club Atletico Osasuna dëshiron të falenderojë Victor Munoz për rendimentin e tij të jashtëzakonshëm sportiv dhe që ruajti një respekt ekzemplar kundrejt klubit deri në ditën e tij të fundit si futbollist i kësaj skuadre. Po kështu i urojmë më të mirën në sfidën e tij të re profesioniste’-thuhej në komunikatën e Osasunës.
Top Channel