Barazimi i turpshëm me Republikën Demokratike të Kongos, motra e Ronaldos shpërthen në rrjetet sociale: U privua nga fitorja
“10 burra dhe një statujë”. Kështu e ka përkufizuar e përditshmja prestigjioze britanike “The Independent” situatën aktuale të kombëtares portugeze, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi rolin e Cristiano Ronaldos në Kampionatin Botëror 2026.
Pas një paraqitjeje zhgënjyese dhe pa gola të yllit 41-vjeçar në barazimin e papritur të Portugalisë kundër Republikës Demokratike të Kongos, kritikat kanë vërshuar nga të gjitha anët. Analiza e njohur thekson se egoja e pandalshme e Ronaldos po i kushton shtrenjtë ekipit të tij, duke e cilësuar praninë e tij në fushë thjesht si një “statujë” që e lë Portugalinë të luajë praktikisht me një lojtar më pak.
Gazetari Richard Jolly vëren se kjo sfidë ishte një tjetër paralajmërim i qartë për trajnerin Roberto Martinez. Megjithatë, shton ai, nuk ka asnjë shenjë që strategu do të gjejë guximin për të marrë vendimin drastik: zëvendësimin apo uljen në stol të legjendës portugeze për të mirën e skuadrës.
A po përsëritet historia? Analistët dhe kritikët ndërkombëtarë mendojnë se mbajtja e Ronaldos në formacionin titullar me çdo kusht po e sakrifikon potencialin e vërtetë të një brezi të artë lojtarësh. Sipas tyre, Portugalia po rrezikon të dështojë në një tjetër Kampionat Botëror, vetëm e vetëm për të kënaqur egon e një individi të vetëm. Presioni mbi Martinezin për të bërë ndryshime thelbësore sa vjen e rritet, teksa rrugëtimi i skuadrës në këtë turne mbetet në fije të perit.
Top Channel