Shqipëria luan miqësoren e dytë të këtij grumbullimi të fundit në këtë sezon, teksa përballë ka Luksemburgun.

Trajneri Rolando Maran e ka ndeshjen e dytë në krye të kuqezinjve, teksa do të synojë ta kthejë skuadrën te fitorja pas katër humbjeve radhazi.

Sa i përket zgjedhjeve, ai ka konfirmuar disa të preferuar, treshen Gjimshiti, Hysaj dhe Mitaj në mbrojtje, ashtu si edhe treshes Ramadani, Asllani dhe Laçi në mesfushë.

Italiani kërkon të ndërtojë një bosht që ta ketë gati për ndeshjet e Ligës së Kombeve në sezonin e ardhshëm. Hoxha konfirmohet në stol, teksa në stol mbeten Daku dhe Seferi.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Sherri, Hysaj, Pllana, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Hoxha, Uzuni; Trajner: Rolando Maran.

Luksemburgu: Pereira, Pinto, Carlson, Korac, Jans, Dardari, Moreira, Martins, Thil, Sinani, Duarte; Trajner: Jeff Strasser.

REZULTATI LIVE

Shqipëri-Luksemburg 0-1
Sinani 8′

NGJARJET KRYESORE

57′ Asllani tenton një çmenduri nga afro 50 metra, topi kalon ngjitur me traun e portës.

51’ Uzuni merr një pasim me telekomandë nga Ajeti dhe i afrohet shumë golit. Në fund anësori ngre flamurin për pozicion jashtë loje.

46’ Rinis ndeshja. Shqipëria kërkon përmbysjen.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Luksemburgut.

43′ Kuqezinjtë i afrohen golit gjatë një goditjeje këndi, më pas gjuajtja e Asllanit shkon larg mbi traversë.

33′ Shqipëria duket pa forcën e duhur në sulm, miqtë tregohen të befasishëm herë pas here.

19’ Asllani merr përsipër një goditje prej mbi 20 metrash dhe e ekzekuton mjaft bukur, por gardiani i Luksemburgut arrin ta neutralizojë.

8’ Në aksionin vijues Luksemburgu arrin të shënojë me një kundërsulm, pas një paqartësie tonën në zonë. (VIDEO)

7’ Bajrami jep një pasim shumë të mirë nga e djathta për Laçin, por mesfushori nuk arrin të gjejë portën në devijimin e bërë në zonën e vogël.

4’ Shqipëria e nis në sulm. Një kthesë e Qazim Laçit krijon iluzionin e një goli, por sfera kalon ngjitur me shtyllën.

1’ Nis miqësorja në stadiumin kombëtar, Shqipëria kërkon rikthimin te suksesi.

 

Top Channel