Grindja me Rabiot, Rowe thyen më në fund heshtjen: Më goditi me grusht, më pas situata doli jashtë kontrollit
Viti zero i kombëtares italiane rrezikon të mos ketë një start të lehtë. Cikli i ri i Të Kaltërve do të duhet të nisë me ndeshjen miqësore të 3 qershorit me Luksemburgun për të pasuar me sfidën e datës 7 qershor me Greqinë.
Thelbi i çështjes është një aspekt politik dhe i stimujve. Me Italinë të detyruar të ndjekë Botërorin e kësaj vere si spektatore, miqësoret e qershorit nuk e kanë atë joshjen për futbollistët e rëndësishëm të Të Kaltërve. Këtu lind ideja e trajnerit Silvio Baldini që për këto dy ndeshje miqësore të marrë nën urdhrat e tij futbollistë shumë të rinj me dëshirën për të testuar në fushë talentet e reja që i ka ndjekur në muajt e fundit edhe teksa drejtonte skuadrën e U21. Një zgjedhje që do të garantonte uri, vrap dhe motivim, që vështirë se senatorët do të kishin në prag të pushimeve verore.
Por sipas asaj që publikon media greke Sport24, Federata Greke e Futbollit, EPO, kërkon një test të një niveli të lartë. Edhe Greqia ashtu sikurse Italia nuk ia doli që të kualifikohet për në Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës dhe ka hedhur sytë drejt Nations League të muajit shtator, kështu qe testi i fundit përpara pushimeve duhet të jetë një provë e vërtetë për Greqinë dhe jo një ndeshje ekzibicioni kundër ‘Shpresave’ italiane.
Kontaktet mes dy Federatave janë frenetike dhe po vazhdojnë prej 1 jave në tentativë për të gjetur një kompromos. Në këtë pikë, pozicioni i FIGC është i qartë; duhet të jetë trajneri ai që do të duhet të zgjedhë formacionin më të mirë sipas tij dhe jo grekët dhe të aktivizosh futbollistë si Donnarumma, Palestra, Pisilli, Ahanor, Esposito dhe Bartesaghi nuk shihet si një mungesë respekti kundrejt kundërshtarëve. Objektivi është që t’u jepet vlerë të rinjve dhe projektohet kombëtarja italiane drejt së ardhmes.
Situata është në evoluim, por gjërat nuk janë aspak të lehta duke qenë se në fillim të qershorit kalendari ndërkombëtar është i blinduar dhe lista e kundërshtarëve të lirë dhe të disponueshëm është e reduktuar ndjeshëm. Hapësirat për manovrim janë shumë të ngushta dhe rreziku i një ndryshimi të bujshëm të programit në minutën e fundit është shumë i madh.
Top Channel