“Nisëm diskutimet pas ndeshjes me Ukrainën”, Duka rrëfen prapaskenat e largimit të Sylvinhos: Ndahemi me respekt për njëri-tjetrin
Sylvinho mbylli aventurën e tij me Kombëtaren shqiptare pas thuajse 3 vitesh e gjysmë në krye të kuqezinjve.
Në konferencën për mediat, tekniku brazilian u shpreh se cikli i tij me kuqezinjtë u mbyll dhe falënderoi të gjithë ata që ka punuar, nga lojtarët te Federata, duke përmendur edhe tifozët.
“Kemi vendosur që të mbyllim këtë cikël, në të cilin kemi punuar shumë për të përfaqësuar më së miri këtë komb. Më kanë pritur të gjithë shumë mirë. Dua të falënderoj Shqipërinë dhe shqiptarët. Të falënderoj presidentin, Federatën dhe të gjithë ata që kemi punuar. Dua të falënderoj të gjithë stafin, të gjithë futbollistët, të cilët kanë bërë një rrugëtim prej tre vitesh e gjysmë me ne. Tifozët, shumë dashamirës ndaj Kombëtares. Për ne ka qenë një energji shumë pozitive. Më kujtohet që nga dita e parë që kam qenë këtu, 9 janari i 2023, kam thënë diçka: ‘Shpirti, zemra dhe djersa nuk duhet të mungojnë kurrë’. Ja kemi dalë të gjithë së bashku. I uroj shumë suksese trajnerit të ri. Faleminderit shumë”, u shpreh Sylvinho
Top Channel