Çfarë i lidh kampionët e botës me Lushnjën? Sot u larguan 3 “myzeqarët” e fundit
Familja, Botërori, një premtim dhe një rekord për të arritur. Gjithçka e mëson në intervistën e Lautaro Martinez për të përditshmen ‘La Gazzetta Dello Sport’ pas triumfit në Serie A dhe Coppa Italia.
Lautaro Martinez, çfarë dhurate i bëre vetes për dy trofetë?
‘Asgjë të veçantë. Dhurata është objektivi i radhës për t’u arritur’
Atëherë, është Boterori i dytë
‘Ah, sikur. Jam përgatitur për të shkuar në formën maksimale
Por a të ka bërë dikush një dhuratë?
‘Babai dhe nëna ime që erdhën në kohë për festimet. Nuk do të mund të vijnë në Botëror sepse punojnë, por ishin të kënaqur që morën pjesë te sukseset e Interit’.
Mesazhi më i bukur që ke marrë?
‘Nga gjyshja ime që nuk është mirë. Më emocionoi. Kur isha i vogël, pastronte shkollën ku studioja dhe unë e ndihmoja që të mbaronte më shpejt. Quhet Olha dhe është këtu në krahun tim. Më vjen keq se tani jemi larg. Dopietën ia dedikoj asaj’
Lautaro nuk është rritur në një familje të pasur. Si ishte fëmijëria në Argjentinë?
‘Po e shpjegoj. Babai im ishte futbollist. Kur u bë profesionist, duke arritur Serie B e la punën si mekanik avioni në marinën e Bahia Blanca. Dhe duke qenë se skuadra ra nga kategoria, nuk kishim shumë para për të mbajtur familjen. U kthye në infermier për personat e moshuar,ndërsa nëna ime nisi të fitojë ca para si shërbyese. Por ne ishim 3 fëmijë dhe paratë nuk mjaftonin kurrë’.
Mungonte ushqimi?
‘Jo tamam. Me vëllezërit bënim një lojë kush hante më shumë. Por kujtoj ndjesinë e urisë duke pritur darkën. Pastaj nuk mund të paguanim qiranë. Dhe kështu për 3 vjet jetuam në shtëpinë e një miku, paguanim vetëm 100 pesos herë pas here për energjinë elektrike’.
Çfarë të mbetet nga ajo periudhë?
‘Kur e mendoj, qesh. Isha i lumtur. Kështu. Do të më pëlqente të ndjeja sërish disa ndjesi që më kanë formuar si njeri. Kam mësuar falë prindërve të mi përulësinë dhe respektin që tani po ua transmetoj fëmijëve të mi’.
Futbolli kur u shfaq në jetën e Lautaros?
‘Ka qenë gjithnjë falë babait tim. Shkoja në stërvitjet e tij. Dhe në ditën e ndeshjeve fshihesha në dhomën e zhveshjes për të dëgjuar diskutimin e kapitenit, që ishte ai, babai im’.
Kur e kuptove se je kaq i zoti sa për të jetuar me futbollin?
‘Nuk di të them. Në moshën 13 vjeçare luaja edhe basketboll sepse në Bahia Blanca është një sport popullor; vëllai im Jano bën organizatorin në Serie A ne Ferro Carril. Por në moshën 15 vjeçare shkova te Racing dhe babai im më kërkoi që të bëja një zgjedhje. Por nuk kisha se çfarë të zgjidhja, isha më i prirur drejt futbollit’.”.
Avellaneda, dmth Buenos Aires nuk është shumë afër
‘Në fakt nuk ishte e lehtë të transferohesha 600 km larg shtëpisë. Pata malinkoni. Është e vështirë kur je shumë i ri dhe nuk ke asnjë person të dashur pranë. Për më tepër, vëllai im më i madh, Alan, pati disa probleme me shëndetin dhe unë nuk isha i qetë. Për fat ishte babai im që më dha forcë; donte shumë që unë të bëja realitet ëndrrën time, por edhe të tijën, dmth që të ecja në botën e futbollit. Do të ishte gati të më ndiqte edhe në Buenos Aires, por unë i thashë se do t’ia dilja vetë dhe në fakt rezistova’.
Tani Interi është shtëpia jote. Do ta mbyllësh karrierën këtu?
‘Sigurisht, do të doja. Nuk i kam akoma çelësar e Appianos, por thuajse…Me familjen jemi të lumtur, kemi edhe një restorant, fëmijët shkojnë në shkollë, kanë miqtë e tyre. Sot për mua është e vështirë të imagjinoj veten diku tjetër. Në futboll asnjëherë nuk i dihet si shkojnë gjërat, por nëse nuk më përzënë do të qëndroj këtu’
I ke për zemër rekordet e shënimit të golave?
‘Po të them të vërtetën, as nuk e di sa gola kam shënuar. Di që jam i treti në klasifikimin e shënuesve më të mirë në historinë e Interit dhe kaq. Nuk është diçka që shikoj’.
Duke vazhduar kështu, një ditë mund të kalosh Giuseppe Meazza, i pari, Mitiku
‘Do të ishte bukur sepse Meazza është historia e Interit dhe Milanos. Mund t’ia dal mbanë, por duhet të rinis të gjuaj penalltitë’.
Si bëhesh kapiten i një skuadre?
‘Është diçka që e ke brenda vetes. Nuk stërvitesh. Duhet të kesh personalitet, leadership dhe duhet të jesh shembull. Por një kapiten nuk është asgjë pa grupin. Mund të them se te Interi është fantastike sepse të gjithë kanë mentalitet fitues’
Mourinho thotë se asnjë nga skuadra aktuale e Interit nuk do të luante me atë të Tripletës
‘Çdokush ka idetë e tij. Per mendimin tim nuk ka shumë kuptim të krahasosh futbollistë te epokave të ndryshme. E rëndësishme është të mendosh për të mirën e Interit pa ua vënë veshin fjalëve. Është e nevojshme të jetosh të tashmen, ka shumë gjëra’
Ky i këtyre ditëve është Lautaro më i mirë i gjithë kohërave?
‘Sigurisht, sepse ndihem shumë i lumtur dhe i sigurt kur nuk luaj. Lëviz lirshëm dhe në nivel taktik. Më parë nuk ishte kështu’
Meritë e psikologut tënd?
‘Po. Kam pasur shumë probleme personale, sidomos jashtë fushës së lojës, përpara se të lindte vajza ime. Terapia më ndihmoi, psh në menaxhimin e momenteve kur nuk shënoja. Kishte raste kur dyshoja te vetja ime, nëse isha ende në gjendje të luaja futboll, nëse e meritja të isha nr.10 i Interit. Mendoni se deri ku mund të shkojë mendja njerëzore. Aty kuptova se kisha nevojë për mbështetje sepse po hyja në një tunel. Edhe sot vazhdoj të ndiqem nga psikologu i klubit. Më mbështeti në 46 ditët e dëmtimit që nuk ishin të lehta’
Pas finales së Ligës së Kampioneve të vitit të kaluar, a pate frikë se mos hyje sërish në atë tunel?
‘Pas finales jo, pas Botërorit të Klubeve, po. Mendova shumë gjëra, vuajta shumë. Nuk them se kërkova të largohesha, por brenda meje perceptova ndjesinë se nëse do të kishte ardhur ndonjë ofertë e rëndësishmë, ndoshta…Isha i shkatërruar. Për shkak të kësaj gjendjeje shpirtërore ndodhi dhe intervista pas eliminimit nga Fluminense. Dola, vesha fanelën dhe thashë atë që mendoja’
The: Kush nuk dëshiron të qëndrojë, të largohet
‘Doja të ndaja atë që kisha parë në dhomën e zhveshjes. Ishte detyra ime si kapiten. Por më pas shkova me pushime dhe për 3 javë nuk u stërvita, hëngra dhe kaq. Në fakt kur u ktheva peshoja pak më shumë’
Pa atë shfryrje, Interi a do të kishte rinisur gjithçka?
‘Nuk e di, por të folurit tim në publik shkaktoi zhurmë. Por unë e kisha edhe me veten time, sepse nuk isha pa faj. Më pas Chivu na ndihmoi duke sjellë atmosferë tjetër, pa i hequr asgjë Simones që na bëri të përjetojmë 4 vjet të mrekullueshëm’
Kur mësove se Chivu ishte caktuar të ishte trajneri i Interit, çfarë mendove?
‘E telefonova menjëherë. Nuk kisha dyshime që do të bënte shumë mirë. E njihja nga ndeshjet stërvitore që luanim në Appano kundër skuadrës së tij Primavera; dukej i destinuar’
E vetmja njollë mbetet eliminimi nga Bodo. A ishte më mirë për Intetin për të spostuar vëmendjen te dy objektivat në Itali?
‘Kjo jo, sepse doja që të avanconim në Evropë. Nuk ishte një avantazh. Ndoshta duke luajtur më pak ke më shumë energji, por nëse lufton në çdo front ke gjithnjë mentalitetin e duhur për ndeshjet’
ThuLa duket më efikas se kurrë
‘Marcus dhe unë jemi kuptuar dalë nga dalë. Është një djalë solar, special. Unë jam ai seriozi. Plotësojmë njëri-tjetrin edhe në karaktere’
Kush është qendërsulmuesi më i mirë në botë?
‘Harry Kane. E vendos edhe para Haaland për mënyrën si kontrollon topin, për mënyrën si lidhet me skuadrën, si e lexon lojën, për gjuajtjet me kokë. Një fenomen’
Si do të doje të të kujtonin pas 10 apo 20 vitesh?
‘Si dikush që ka dhënë gjithnjë maksimumin’
Dhe çfarë do të bësh në të ardhmen?
‘Nuk do të qëndroj në botën e futbollit që është një ambient që nuk më pëlqen. Nuk do të dëgjoni më të flitet për mua, do të zhdukem’
Top Channel