FIFA ndalon fanelat e Egjiptit, i kërkon që të ndryshojë ngjyrën e numrave dhe heqjen e yjeve
Pas refuzimit të Ralf Rangnick, drejtuesit e Milanit po vazhdojnë kërkimet për trajnerin e ri që do të pasojë Massimiliano Allegrin. Ndërkohë që deri pak ditë më parë Oliver Glasner konsiderohej kandidati kryesor për stolin kuqezi, situata duket se ka ndryshuar.
Sipas mediave italiane, pista që çon te trajneri austriak është ftohur ndjeshëm, kryesisht për shkak të lidhjes së tij të ngushtë me përzgjedhësin aktual të Austrisë, Ralf Rangnick.
Në këtë situatë, emri që ka fituar terren është ai i Ruben Amorim. Trajneri portugez ka pasur kontakte të reja me drejtuesit e Milanit gjatë orëve të fundit dhe, sipas gazetës portugeze “A Bola”, ai konsiderohet aktualisht kandidati favorit për të marrë drejtimin e skuadrës.
Në favor të Amorim thuhet se ka ndikuar edhe mbështetja e Zlatan Ibrahimovic, i cili vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në vendimmarrjen sportive të klubit.

Oferta e Milanit për kandidatët mbetet e njëjtë: kontratë dyvjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon, plus opsion për një vit shtesë. Megjithatë, Amorim është ende nën kontratë me Manchester United edhe për një sezon tjetër, çka mund të komplikojë negociatat.
Ndërkohë, në listën e Milanit mbetet edhe Matthias Jaissle. Trajneri gjerman, aktualisht në krye të Al Ahli, ishte një nga emrat e parë të kontaktuar nga drejtuesit kuqezi.
Profili i 38-vjeçarit vlerësohet shumë nga pronari Gerry Cardinale, por pengesa kryesore mbetet klauzola prej 5 milionë eurosh që duhet paguar për ta liruar nga klubi saudit. Jaissle përfiton aktualisht rreth 11 milionë euro neto në vit dhe ka në CV edhe drejtimin e Salzburgut, ndërsa ka fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve të Azisë.
Top Channel