Milan, lamtumirë Rangnick, zyrtarizohet rinovimi me Austrinë deri në 2028

13/06/2026 21:26

Lajmi po qarkullonte, por tani erdhi konfirmimi zyrtar. Ralf Rangnick nuk do të jetë Drejtori i ri Teknik i Milanit; rinovimi me Austrinë deri në vitin 2028 është zyrtar. Që ditën e premte kishin ardhur sinjale të qarta në lidhje me zgjedhjen e bërë nga trajneri gjerman.

Federata Austriake e Futbollit, prej kohësh i kishte ofruar zgjatjen e kontratës me një pagë thuajse të dyfishuar dhe pretendonte një përgjigje përfindimtare përpara nisjes së aventurës në Botërorin e SHBA, Meksikës dhe Kanadasë.

Kështu, 4 ditë përpara debutimit të Austrisë me Jordaninë erdhi edhe refuzimi përfundimtar ndaj projektit kuqezi dhe si pasojë edhe rinoviki i kontratës me Kombëtaren austriake.

Presidenti i Këshillit të Survejimit në Federatën Austriake të Futbollit, Josef Proll nuk e fshehu kënaqësinë e tij për këtë marrëveshje. ‘Jam shumë i kënaqur që kam mundësinë t’iu jap këtë lajm fantastik tifozëve tanë pak para fillimit të Botërorit-tha Proll-është një sinjal i rëndësishëm për unitetin dhe për objektivat e përbashkët sportivë. Qartësia u arrit dhe ka një rëndësi të veçantë për skuadrën. Një falenderim i veçantë shkon për Ralf Rangnick. Fakti që zgjodhi Austrinë dhe dhe skuadrën e tij, tregon sesa i rëndësishëm është ky projekt për të. Është një çështje zemre’

Top Channel