Video/ Vendos McGinn, Skocia mposht Haitin dhe merr kryesimin në Grupin C të Botërorit

14/06/2026 07:21

Skocia fiton dhe merr kryesimin e Grupit C përpara Brazilit dhe Marokut në Botërorin e futbollit. Skuadra e drejtuar nga Clarke mposhti Haitin me rezultatin e ngushtë 1-0 në një ndeshje ku ky i fundit meritonte më shumë.

Skocia nuk fitonte një ndeshje në Kupën e Botës që nga viti 1990 kur mposhti Suedinë në Xhenova dhe tani mund të ëndërrojë edhe kalimin e grupit, diçka që nuk e ka arritur kurrë.

Megjithatë, në këtë përballje Skocia nuk e pati aspak të lehtë në këtë ndeshje. Në pjesën e parë Haiti deri në periudhën e pauzës së hidratimit luajti mjaft mirë, por me kalimin e minutave skuadra skoceze fitoi terren dhe në minutën e 28 McGinn shënoi golin e avantazhit për skuadrën e Clarke. Por pavarësisht avantazhit, Haiti  nuk u dorëzua dhe tentoi të reagojë.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Skocisë. Në pjesën e dytë, Haiti pati një zotërim më të madh të topit në krahasim me të parën, por e vinte në rrezik Skocinë me krosimet  dhe gjuajtje nga larg.

Më i rrezikshmi për Haitin ishte Pierrot që në minutat shtesë iu afrua shumë golit të barazimit 1-1 me një gjuajtje me kokë. Pavarësisht përpjekjeve të Haitit, ndeshja u mbyll 1-0 për Skocinë që merr vendin e parë në grup.

REZULTATI:

Haiti 0-1 Skoci

McGinn 28′

Goli i McGinn (Video)

Top Channel