Milan, Ralf Rangnick largohet? Presidenti i Federatës Austriake: Optimistë së do të qëndrojë këtu
Interi po vazhdon lëvizjet në merkato për të forcuar repartin e portës dhe ka bërë hapa të rëndësishëm drejt transferimit të Ivan Provedel nga Lazio.
Sipas raportimeve të gazetarit italian Alfredo Pedullà, agjenti i portierit, Gianni Rava, ka zhvilluar një takim me drejtuesit zikaltër në selinë e klubit në Viale della Liberazione, ku palët kanë arritur një marrëveshje paraprake për kushtet personale të lojtarit.
Provedel pritet të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me Interin, nga e cila do të përfitojë mbi 1.5 milion euro në sezon, plus bonuse të lidhura me performancën.
Portieri italian, i cili ka kontratë me Lazion deri në qershor të vitit 2027, ka dhënë miratimin e tij të plotë për transferimin në Milano. Ai është i gatshëm të pranojë edhe konkurrencën me Josep Martínez për një vend në formacionin e ekipit të Simone Inzaghit.
Megjithatë, pavarësisht marrëveshjes me lojtarin, Interi duhet ende të bindë Lazion për të finalizuar operacionin. Presidenti i klubit kryeqytetas, Claudio Lotito, mbetet pengesa kryesore në negociata.
Aktualisht ekziston një diferencë mes ofertës së Interit dhe kërkesës së Lazios. Zikaltrit janë të gatshëm të paguajnë rreth 2-3 milionë euro, duke marrë parasysh se kontrata e lojtarit po i afrohet viteve të fundit, ndërsa Lazio kërkon të paktën 4-5 milionë euro për të dhënë dritën jeshile për largimin e portierit.
Bisedimet mes dy klubeve pritet të vazhdojnë në ditët e ardhshme, me Interin që shpreson të arrijë një marrëveshje përfundimtare dhe të sigurojë shërbimet e Provedel për sezonin e ri.
Top Channel