Ruben Amorim është shumë pranë uljes në pankinën e Milanit! Tekniku portugez, i njohur për idetë e tij novatore, pritet të jetë udhërrëfyesi i ri i “Djallit”, duke sjellë një epokë të re taktike në San Siro.

Sipas raportimeve të fundit, negociatat kanë ecur me shpejtësi dhe marrëveshja është në detajet e fundit. Për zyrtarizimin pritet vetëm “bekimi” i pronarit Gerry Cardinale. Ndonëse Amorim planifikonte një vit pushim pas aventurës së tij me Manchester United, projekti ambicioz i Milanit e ka bindur atë të rikthehet menjëherë në aksion, duke mos e parë si problem mungesën e skuadrës në Champions League.

Me ardhjen e portugezit, Milani pritet të ndryshojë tërësisht lëkurë. Skemat e tij të preferuara me tre mbrojtës (3-4-3 ose 3-5-2) do të zëvendësojnë rreshtimin tradicional, duke sjellë një futboll agresiv, me presion të lartë dhe lojë të theksuar nga krahët. Kjo qasje e re pritet të shkaktojë lëvizje të mëdha në merkaton e verës, pasi skuadra do të duhet të ristrukturohet plotësisht për t’iu përshtatur filozofisë së re të trajnerit.

Top Channel