Ditën e premte u bë zyrtarizimi, ndërsa të hënën nis zyrtarisht punën në zyrën e tij në Continassa; Për Giovanni Carnevali janë orë dhe ditë intensive dhe te Juventus nuk ka kohë për të humbur.

Shefi i ri Ekzekutiv i Zonjës së Vjetër i ka idetë e qarta se ku, si dhe kur duhet të ndërhyjë. Në bashkëpunim me Elkann dhe Spalletti, Carnevali e bazon misionin e tij në 5 pika që janë sjellë nga ‘Tuttosport’.

Dy pikat e para kanë të bëjnë me merkaton e transferimeve. Ajo për blerjet e lojtarëve duhet të jetë e shpejtë, sepse ishte ajo që ndodhi me Alisson ajo që largoi Comollin, efikase, sepse duhen blerje për të rritur nivelin e skuadrës dhe duke pasur kujdesin te bilanci duke marrë parasysh shifrën prej 1 miliard euro të shpenzuar nga bardhezinjtë në 8 vjet. Llogaritë do të rakordohen nëse largimet do të jenë në lartësinë e duhur. Ndërsa pika e dytë që është edhe një ndër më të vështirat është gjetja e një destinacioni për disa futbollistë duke maksimizuar të ardhurat.

Më pas kalohet te Next Gen, ku është besuar shumë pak që nga koha e Giuntolit. Skuadra e dytë gjithnjë ka qenë një prej argumentave  ndaj të cilave Carnevali është më i ndjeshëm; rritja e vlerës së të rinjve dhe prodhimi i talenteve për skuadrën e parë.

Pika e katërt lidhet pjesërisht me pikën e tretë dhe me një rikthim të një Juventusi më italian. Sipas pronarëve, klubi bardhezi duhet të kthehet të jetë sërish një serbator i kombëtares italiane. Dhe në fund pika e pestë; që do të vinte si pasojë e realizimit të 4 pikave të para; Juventus duhet të ketë sërish një peshë specifike të konsiderueshme në panoramën italiane dhe ndërkombëtare.

Top Channel