Pas Champions League, sot jepen verdiktet edhe në gjysmëfinalet e Europa e Conference League
Stambolli, qyteti magjik ku ndahen dhe bashkohen kontinentet, është i tëri nën ethet e futbollit europian teksa nesër mbrëma në Beşiktaş Park do të mirëpresë aktin final dhe më të rëndësishëm të UEFA Europa League mes Aston Villa-s dhe SC Freiburg.
Ky është një ballafaqim historik dhe absolutisht i paprecedentë, pasi dy skuadrat nuk janë përballur kurrë më parë në kompeticionet europiane, gjë që shton edhe më shumë misterin dhe elektrizimin e kësaj sfide të madhe. Skuadra angleze e Aston Villës rikthehet në një finale madhore kontinentale për herë të parë që nga viti i artë 1982, kur fituan Kupën e Kampionëve ndaj Bayernit, dhe vjen në këtë përplasje e udhëhequr nga “mbreti” i këtij kompeticioni, trajneri Unai Emery, i cili kërkon trofeun e tij të pestë personal në Europa League me një rekord prej gjashtë finalesht të luajtura në karrierë.
Në krahun tjetër, SC Freiburg e Julian Schuster po përjeton një përrallë të vërtetë në historinë e tyre 122-vjeçare, duke prekur për herë të parë një finale europiane pas një rrugëtimi heroik ku eliminuan skuadra si Genk, Celta Vigo dhe Braga. Shifrat tregojnë një përplasje të jashtëzakonshme stilesh, ku anglezët vijnë me një lojë tejet agresive offensive dhe me yje si Ollie Watkins e John McGinn në formë maksimale, ndërsa gjermanët premtojnë një disiplinë të hekurt taktike për të siguruar trofeun e parë madhor në historinë e klubit.
Për të gjithë sportdashësit shqiptarë, kjo natë drithëruese ku vendoset fati i një trofeu legjendar prej 15 kilogramësh dhe bileta e artë për në Champions League, do të vijë me një mbulim madhështor televiziv, me analizat më profesionale përpara ndeshjes dhe çdo emocion të 90 minutave drejtpërdrejt, me cilësinë maksimale dhe krejtësisht ekskluzivisht vetëm në ekranin e platformës suaj të zemrës, DigitAlb.
Top Channel