Grindja me Rabiot, Rowe thyen më në fund heshtjen: Më goditi me grusht, më pas situata doli jashtë kontrollit

19/05/2026 21:58

Shumë kohë pas sherrit mes Rowe dhe Adrien Rabiot që solli edhe largimin e të dy futbollistëve nga Olympique Marseille kanë dalë në dritë versione jo të plota, zëra të pakonfirmuara rreth asaj ngjarjeje, por tani vjen versioni i futbollistit anglez të Bolognas që tregon të vërtetën e tij në një intervistë të gjatë për ‘The Athletic’.

Rowe shpjegoi se gjithçka lindi nga një diskutim me portierin Rulli që degjeneroi në atë që më pas Roberto De Zerbi, trajneri i asaj kohe i skuadrës marsejeze e përkufizoi si ‘sherr baresh’

‘Po grindesha me portierin Rulli dhe nisën të thuheshin fjalë të rënda. Ndërhyri siguria dhe më pas u përfshi edhe Adrien-tregon Rowe-trajneri dhe Benatia nuk e panë grushtin e parë që më dha. Menduan se isha unë ai që godita i pari, por nuk shkoi kështu. Mendova se Darryl Bakola humbi ndjenjat dhe situata më pas doli jashtë kontrollit’.

Pavarësisht largimit te turbulluar nga Marseille, Rowe foli me shumë respekt për trajnerin italian.

‘Me De Zerbin kuptova se duhet të tregoja kujdes ndaj detajeve-shtoi Rowe përpara se të zbulonte metodat e trajnimit të teknikut italian-ishim shumë të lodhur, zgjoheshim në 04:00 të mëngjesit, shkonim të vraponim në pyll në të ftohtë. Kishim pishtarë për të ndriçuar në errësirë dhe më pas akoma cirkuitë, sprinte në ngjitje. Nuk kisha parë kurrë një gjë të tillë në karrierën time’.

Top Channel