Çfarë i lidh kampionët e botës me Lushnjën? Sot u larguan 3 “myzeqarët” e fundit
Paris Saint-Germain po shkon drejt rinovimit afatgjatë të kontratës me trajnerin spanjoll Luis Enrique, pas rezultateve pozitive që ai ka arritur me skuadrën gjatë dy sezoneve të fundit.
Luis Enrique mori drejtimin e PSG-së në korrik të vitit 2023, duke zëvendësuar trajnerin francez Christophe Galtier. Që nga ardhja e tij në stolin parisien, skuadra ka fituar disa trofe dhe ka qenë konkurruese në të gjitha kompeticionet.
Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, negociatat mes klubit francez dhe trajnerit spanjoll kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe marrëveshja për rinovimin e kontratës pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Raportohet se njoftimi mund të vijë menjëherë pas finales së UEFA Champions League.
Gjatë periudhës së tij te PSG, Luis Enrique ka drejtuar ekipin në 173 ndeshje, duke regjistruar 121 fitore, 27 barazime dhe 25 humbje.
Në këtë sezon, Paris Saint-Germain siguroi gjithashtu kualifikimin në finalen e Champions League për të dytin vit radhazi, pasi eliminoi Bayern Munich me rezultat të përgjithshëm 6-5.
Në kampionatin francez, PSG fitoi titullin për sezonin 2025/2026, duke regjistruar trofeun e pestë radhazi dhe të katërmbëdhjetin në histori, rekord absolut në futbollin francez.
Skuadra pariziene tashmë po përgatitet për finalen e madhe të Champions League ndaj Arsenal, e cila do të zhvillohet më 30 maj në Puskás Aréna.
Top Channel