“Nisëm diskutimet pas ndeshjes me Ukrainën”, Duka rrëfen prapaskenat e largimit të Sylvinhos: Ndahemi me respekt për njëri-tjetrin

19/05/2026 11:05

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është pyetur nga gazetarët në konferencën për mediat në lidhje me mënyrën sesi janë ndarë me ish-trajnerin Sylvinho, për t’i hapur rrugën ardhjes së Maran.

Kreu i FSHF-së zbulon se ka biseduar me trajnerin brazilian dhe pas një bisede të përbashkët mbi kushtet dhe atë çka palët mund të japin më shumë, është arritur me konsensus mbyllja e marrëveshjes.

“Kemi nisur diskutimet me Sylvinhon kur u kthyem nga Ukraina dhe ai mori kohën e vetë. Të dy bashkë kemi arritur në atë konkluzion, se përfundimi i ciklit do të ishte mirë për të dyja palët. Ndahemi me respektin maksimal për njëri-tjetrin dhe për punën”, tha ai.

Top Channel