Carlos Alcaraz jep lajmin e keq, tenisti spanjoll do të mungojë në Wimbledon: Ndihem shumë mirë, por…
Samuel Fedor është fituesi i etapës së dytë të Turit të 83 çiklistik të Shqipërisë, Lezhë-Elbasan 149.9 km e gjatë. Çiklisti sllovak i skuadrës Dukla Banksa Bystrica arriti të triumfojë pas një itinerari sfidues pas një rivaliteti të fortë deri në çastet e fundit të tij.
Fedor ishte thjesht perfekt në sprintin final të etapës duke kaluar i pari vijën e finishit me kohën 3 orë 6 minuta e 26 sekonda. Në vendin e dytë në këtë etapë u rendit zvicerani i skuadrës Humard VP, Guillaume Haldimann me kohën 3 orë 6 minuta e 26 se, ndërkohë që podiumi u plotësua nga çiklisti belg Lance Decabooter që u pozicionua në vendin e tretë.
Përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm, në përfundim të dy etapave ai që kryeson duke mbajtur edhe fanelën e verdhë të Turit është belgu Kjell Cooman me kohën totale 6 orë 58 minuta e 57 sekonda i ndjekur në vendin e dytë Iustin Ioan Vaidian me 7 sekonda më shumë, ndërsa në vendin e tretë është Guillaume Haldimann.
Për Shqipërinë, pas dy etapave të para ai që është pozicionuar më mirë në klasifikimin e përgjithshëm është Gabriele De Fabritiis që ndodhet në vendin e 29. Turi i 83 Çiklistik do të vijojë me etapën e tretë Elbasan-Vlorë, e gjatë 172.4 km dhe që do të transmetohet live në platformën Digital
Top Channel