“Tentoi të më sulmonte makinën”/ Kryetari i komunës së Skënderajt i përgjigjet Kurtit: Duke qenë se po vazhdon me shpifjet ndaj meje, nga nesër… Analisti Kim Mehmeti ka folur për shqiptarët në Maqedoni, ku u shpreh se ndërkohë që Shqipëria dhe Kosova nuk janë stabilizuar ende, ata nuk i përfill askush.
Analisti i njohur në RMV u shpreh se para Denion Meidanit, Shqipëria dërgonte në Maqedoni vetëm ambasadorë që nuk bënin asgjë tjetër vetëm se merreshin me ‘dasme dhe synetllëqe për shqiptarët’.
Mehmeti ka shtuar se përsa kohë që shqiptarët kanë mëmëdhe Shqipërinë dhe atdhe Kosovën, ata në Maqedoni mbeten në rrugë dhe të papërfillshëm.
“Mua shpesh më pyesin pse merresh aq me Shqipërinë dhe Kosovën. Merrem me ato vende sepse derisa të mos etablohet Shqipëria dhe Kosova, ne shqiptarët e Maqedonisë mund të bëjmë çfarë të duam, askush nuk na përfill. Sepse ne jemi aq të përfillshëm sa janë të fortë Shqipëria dhe Kosova. Së pari Shqipëria sjell një ambasador këtu në Maqedoni, një ambasador që ka qëndrim ndaj dukurive në Shqipëri dhe ju pengon të gjithëve.
Vetë Shqipëria e mësoi Maqedoninë të sjellë këta ambasadorë që janë vetëm për dasma dhe synetllëqe. Ndodh Sopoti, ndodh ajo Mostra, ndodh çfarë ndodh, dalin dhe japin një deklaratë të vakët si përfaqësues të Kinës dhe mbaron puna. Këtu si vëllai më i vogël në treshen shqiptare, ne na çmojnë edhe nga këto se cilin kemi mëmëdhe dhe atdhe. Shpesh them kur e ke ti mëmëdhe Shqipërinë dhe atdhe Kosovën, ti mbetesh në rrugë dhe nuk të përfill”, u shpreh Mehmeti.
Top Channel