Kupa e Shqipërisë/ Ja klasa arbitrare që do të gjykojë finalen mes Egnatias dhe Dinamos
Dinamo është sërish kampione e Kupës së Shqipërisë, kjo pas fitores 3-2 me Egnatian në “Arenën Kombëtare”.
Sfida e luajtur në kryeqytet nisi me ritëm të lartë, ku rrogozhinasit mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Bakayokos në minutën e 10, kjo pasi shkaktoi një ndërhyrje të rëndë ndaj portierit Teqja, i cili u detyrua të linte fushën me ambulancë.
Dinamovitët përfituan nga epërsia numerike dhe kaluan në avantazh me Malomon në minutën e 23’ dhe pas 6 minutash, Bregu dyfishoi shifrat.
Në pjesën e dytë u rikthye baraspesha numerike në fushë, kjo pasi Malomo u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për vonesa loje.
Buric rihapi sfidën në minutën e 81’, por pas tre minutash, ishte Mustapha që i dha goditjen e KO rrogozhinasve.
Në fundin e takimit, ishte Adjesa që shënoi golin e dytë për Egnatian, që në fund shërbeu vetëm si statistikë.
Dinamo kështu mbetet kampione në fuqi e Kupës, duke e fituar për të dytin vit radhazi këtë trofe.
Rezultati:
DINAMO 3-2 EGNATIA
Malomo 23′, Bregu 29′, Mustapha 84′ / Buric 81′, Adjesa 90+3′
Ngjarjet Kryesore:
90+3′ GOOOL EGNATIA 3-2/ Fangaj harkon nga e djathta, Adjesa me kokë gjen rrjetën.
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
84′ GOOOL DINAMO 3-1/ Mustapha godet nga distanca dhe e çon topin në rrjetë.
81′ GOOOL EGNATIA 2-1/ Një pasim në qendër drejt Adjesa përfundon te Buriç i cili me një diagonale mposht Kirin.
74’ Gjen golin edhe Egnatia, por Jorgji vërshëllen para gjuajtjes së Adjesa, duke akorduar faull në favor të bluve mes protestave të rrogozhinasve.
73’ Vila gjen rrugën e rrjetës dhe feston duke hequr fanellën, goli anulohet për pozicion jashtë loje por sulmuesi ndëshkohet me të verdhë.
51’ Vonesat në ekzekutimin e një goditje këndi sjellin karton të verdhë për Malomon dhe ai është i dyti për lojtarin e bluve, i cili duhet të dalë me të kuq.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
29′ GOOOL DINAMO 2-0/ Bregu lëshon një gjuajtje nga distanca, e cila përfundon në rrjetë.
23′ GOOOL DINAMO 1-0/ Një aksion i rrjedhshëm i bluve me Nani nga e djathta i cili pason në qendër ku Malomo gjuan në ecje e sipër dhe shënon golin e avantazhit.
14′ Guindo gjen një top në zonë dhe godet me të majtën, por tentativa e tij përfundon jashtë kuadratit.
10′ Zëvendësim te Dinamo. Largohet Teqja i dëmtuar dhe në vendin e tij futet Kiri.
9′ Karton i Kuq për Bakayokon! Pas rishikimit me VAR, Enea Jorgji ndryshon ngjyrën e kartonit për sulmuesin e rrogozhinasve. Egnatia me 10 lojtarë!
6′ Bakayoko përplaset me Teqjan, me portierin e Dinamos që pëson dëmtim të rëndë dhe largohet me barelë nga fusha.
1’ Starton ndeshja në “Air Albania”!
Formacionet Zyrtare:
DINAMO: Teqja; Ismaili, Dita, Aliji, Neziri, Qardaku, Qefalija, Malomo, Bregu, Guindo, Nani
Trajner: Ilir Daja
EGNATIA: Tandilashvili; Alijev, Xhemajli, Sota, Fangaj, Haime, Fernando, Aleksi, Ruçi, Bakajoko, Albanese
Trajner: Nevil Dede
Top Channel