Ernest Muçi ka gjetur golin e fitores në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë në minutat e fundit.

Në gjysmëfinalen përballë Genclerbirligi, Muçi mori një top në hyrje të zonës, dhe nga distanca, lëshoi një gjuajtje mjaft të bukur, me portierin që nuk arriti dot ta ndalte.

Ky është goli i dytë radhazi për yllin shqiptar, i cili vijon të shkëlqejë me supergola në Turqi, teksa tashmë sytë i ka nga finalja e Kupës së Turqisaaë, aty ku do tentojë të fitojë trofeun me Trabzonsporin përballë Konyaspor.

Top Channel