Atletico Madrid dhe Arsenal zbresin në fushë për të luajtur gjysmëfinalen e dytë të Champions League.

Arsenali konsiderohet si favorit për të kaluar në finale, ndërsa Atletico synon të bëjë surprizën, ashtu siç bëri javën e kaluar me Barcelona-n.

Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare: trajnerët Diego Simeone dhe Mikel Arteta kanë konfirmuar titullarët e tyre për këtë ndeshje vendimtare.

Kujtojmë se gjysmëfinalja tjetër zhvillohet mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, ku ndeshja e parë përfundoi me fitore dramatike 5-4 për francezët në Paris.

REZULTATI LIVE:

Atletico Madrid 1-1 Arsenal

Alvarez (P) 56′ / Gyokeres (P) 44′

KOMENTI LIVE:

63′ Pranë golit të dytë Atletico, traversa i mohon golin Griezmannit. Shpëton për mrekulli porta e Rayës.

56′ GOOOL ATLETICO 1-1/ Alvarez tund rrjetën me një predhë nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

55′ Penallti për Atleticon! Pas një rishikimi me VAR, gjyqtari akordon 11-metërsh për vendasit pas një prekje të topit me dorë.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ GOOOL ARSENAL 0-1/ Gyokeres nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

43′ Penallti për Arsenalin! Gyokeres pengohet në zonë dhe gjyqtari akordon 11-metërsh për “Topçinjtë”.

33′ Madueke provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit të portës.

14′ Pranë golit Atletico me Alvarez, tentativa e tij ndalet nga portieri Raja, i cili e largon rrezikun në goditje këndi.

1’ Nis sfida në “Metropolitano”!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel