Mbrëmja e sotme nuk është thjesht një gjysmëfinale e madhe e Champions League mes Atlético Madrid dhe Arsenal; është momenti i lamtumirës për një nga legjendat më të mëdha të klubit madrilen.

Antoine Griezmann, njeriu që personifikoi shpirtin dhe klasin e epokës së Diego Simeone-s, zbret për herë të fundit në fushën e “Metropolitano-s” në një mbrëmje evropiane me fanellën bardhekuqe.

Për Griezmann, ky nuk është vetëm një takim drejt finales së Budapestit, por akti i fundit i një romance 8-vjeçare plot gola, sakrificë dhe besnikëri. Tifozët janë përgatitur për një atmosferë elektrizuese, duke dashur t’i japin “Princit të Vogël” lamtumirën që meriton, me shpresën se ai do t’i udhëheqë drejt fitores kundër “Topçinjve” të Londrës.

Griezmann largohet si golashënuesi më i mirë i historisë së klubit, duke lënë pas një trashëgimi që vështirë se do të preket shpejt. Sonte, çdo prekje e topit nga ai do të shoqërohet me duartrokitje dhe nostalgji, ndërsa të gjithë sytë janë te magjia e tij e fundit në Madrid, me shpresën se rrugëtimi i tij do të mbyllet aty ku ai ka ëndërruar gjithmonë: me trofeun e Champions League në duar.

Top Channel