Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve midis Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich përfundoi me një fitore dramatike 5-4 për skuadrën pariziane në Parc des Princes. Por lajmet pas ndeshjes nuk janë të gjitha pozitive për kampionët francezë.

Pas takimit, u shfaqën shqetësime për mbrojtësin maroken Achraf Hakimi, i cili pësoi një dëmtim në muskujt e pasmë të kofshës gjatë ndeshjes. Sot, konfirmohet se Hakimi nuk do të jetë në dispozicion për në ndeshjen e kthimit kundër Bayern Munich.

Sipas gazetarit Fabrice Hawkins, Hakimi do të mungojë në këtë sfidë vendimtare të Champions League, një goditje e rëndë për PSG-në, e cila do të duhet të menaxhojë këtë ndeshje të rëndësishme pa një nga mbrojtësit më influencues të saj.

Mungesa e Hakimit do të ndjehet si në fazën mbrojtëse, ashtu edhe në transicionet sulmuese, që janë pjesë kyçe e lojës së tij. Stafi mjekësor i klubit tani do të fokusohet tek rikuperimi i tij, pa një afat të caktuar për kthimin në fushë.

Top Channel