Zyrtarët iranianë bojkotojnë Kongresin e FIFA-s në Kanada pas “sjelljeve të papërshtatshme” në aeroport ndaj zyrtarëve të tyre
Një video e publikuar në rrjetet sociale po bën xhiron e botës dhe ka ndezur imagjinatën e mijëra italianëve.
Gjatë një eventi në Seattle, në vend të flamurit iranian është vendosur flamuri italian me mbishkrimin “Benvenuti”, mirëseardhje. Pamja e papritur ka bërë që shumë italianë të pyesin: e dijnë diçka këta, apo është thjesht një gabim protokolli?
Teoritë nuk kanë vonuar të shpërthejnë. Disa shikojnë në të një sinjal të fshehur sikur dikush në Seattle të kishte informacion paraprak për diçka të rëndësishme që pritet të ndodhë mes Italisë dhe Shteteve të Bashkuara. Takimi i papritur diplomatik? Një vizitë zyrtare e pakonfirmuar? Apo thjesht një punonjës i ngarkuar me flamujt që ngatërroi dy flamuj që ngjajnë me njëri-tjetrin, jeshile, e bardhë, e kuqe dhe askush nuk e vuri re në kohë?
Realiteti më i mundshëm mbetet gabimi njerëzor. Flamuri italian dhe ai iranian ndajnë të njëjtat ngjyra në të njëjtin rend, me ndryshimin e vetëm të stemës në qendër, detaj që mund t’i shpëtojë syrit të pakujdesshëm, sidomos në nxitim. Por interneti, siç dihet, rrallë zgjedh shpjegimin më të mërzitshëm.
Ndërkohë, italianët vazhdojnë të komentojnë, të qeshin dhe të spekulojnë, sepse nganjëherë një flamur i vendosur gabim mjafton për të ushqyer fantazinë kolektive për ditë të tëra.
View this post on Instagram
Top Channel