Është një “Top Story” që i shërben pjesës shqiptare shumë më tepër sesa ato që kanë qenë historik, sepse ka momente në të cilat historia vijon të ndërtohet.

Është gjëja më e jashtëzakonshme dhe më me vlerë, tashmë hapat progresivë të kombit shqiptar, të të drejtave të shqiptarëve, të evoluimit në hapësirën europiane dhe atë ballkanike të shqiptarëve, janë hapa historikë që po ndërtohen nga një brez i ri.

Protestat studentore në Maqedoninë e Veriut kanë ngjallur jo vetëm kërshëri, por shpresë absolute për studentët shqiptarë kudo që janë për sa i përket ngritjes në revoltë jo të natyrës agresive, por revoltë të natyrës qytetare dhe civile.

Unë e quaj historike sepse pak raste ka pasur në këto 30 e ca vite të tranzicionit ballkanik ku kemi pasur shembuj ekselentë ku rinia merr pjesë në ndërtimin me forcë të historisë së vet, sa i përket historisë së denjë të shqiptarëve.

Maqedonia e Veriut është një vend me etni, më tepër sesa pjesë të tjera ku ndodhen shqiptarët në Ballkan, por nga ana tjetër faktori shqiptar (megjithëse në Top Story kam dashur ta shikoj ndryshe) është i fragmentarizuar sa i përket partive politike.

Ajo që dua të qartësoj sot me studentët është: ku ka arritur beteja e tyre? Pse detyrohen ata për një ligj që ka të bëjë me një të drejtë kushtetuese, të folurit, komunikuarit, studiuarit dhe pastaj licencuarit në provim në shqip, dhe ka arritur situata që të duhet që për aplikimin dhe zbatimin e ligjit, të kemi protesta studentore.

Nuk dua ta zgjas më shumë se kaq, dua të “shfrytëzoj” një sallë plot studentë, të cilën jemi detyruar ta reduktojmë për sa i përket përmasës në të cilën kishim kërkesë për të marrë pjesë brenda këtij forumi rinor dhe njerëzish që jam e bindur do të na surprizojnë jo në dy a në tre emisione në “Top Story” apo prime time politike të mëdha siç është “Top Story”, por në shumë prime të avancimit të çështjes shqiptare me dinjitet.

Top Channel