Analiza nga Lutfi Dervishi/ Drejtësi në akuarium: Nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë
Nga Eduard Zaloshnja
Pasi Berisha deklaroi se PD-ja do të kërkojë një sistem zgjedhor kombëtar proporcional, jo pak analistë kanë folur e shkruar rreth mundësive për një front plural opozitar, që mund të garojë rrotë më rrotë me partitë e mazhorancës (PS+PSD). Argumenti i tyre bazohet në faktin se jo pak shqiptarë janë të pakënaqur me qeverisjen aktuale.
Por ky argument bie kur përballet me kuotat tejet të ulta në sondazhe të partive opozitare aktuale (PD, LSI, Mundësia, Shqipëria Bëhet, Bashkë, etj.). Kështu, nga ekstrapolimi i përafërt statistikor i sondazhit tim të fundit për ‘Zërin e Shqiptarëve’, më rezultoi se vetëm 330 mijë banorë të këtushëm votojnë sot për partitë opozitare (PD, LSI, Mundësia, Shqipëria Bëhet, Bashkë, etj.). Ndërkohë për partitë e mazhorancës (PS+PSD) votojnë dyfishi…
Po t’u referohemi zgjedhjeve të fundit parlamentare (11 maj 2025), partitë e mazhorancës (PS+PSD) morën plot 906 mijë vota të vlefshme gjithsej (pa llogaritur votat që u rezultuan të pavlefshme votuesve të tyre prej ngatërresave me fletvotimet si faqe gazetash). Dhe këto dy parti kanë treguar nga 2013-ta e këtej se dinë t’u afrohen 1 milion votave…
Pra, pavarësisht nga sistemi zgjedhor, partitë opozitare duhet ta vrasin mendjen sesi të tërheqin 1 milion votues, e jo thjesht si të ndryshojnë sistemin. Me çfarëdo sistemi, një opozitë me strumbullar Berishën nuk mbledh dot as gjysëm milion vota, e jo më 1 milion…
Top Channel