Lufta drejt fundit? Aeroplanmbajtësja amerikane ‘Gerald Ford’ nis rikthimin drejt SHBA-së
Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, u dorëzua te autoritetet të mërkurën për t’u përballur me një akuzë ku pretendohet se një postim që ai shpërndau shkurtimisht në mediat sociale përbënte kërcënim për jetën e Presidentit Donald Trump.
Kjo rrjedh nga një postim në Instagram i ndarë nga Comey, i cili përmbante një foto të guaskave të detit në një plazh të rregulluara ku shkruhej “86 47”. “Tetëdhjetë e gjashtë” është një term zhargon për “hiq qafe” dhe prokurorët pretendojnë se kjo inkurajon dhunën kundër Trump, presidentit të 47-të të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës.
Comey mohoi çdo shkelje, duke thënë se nuk e dinte se çfarë nënkuptonin numrat dhe akuzoi prokurorinë për motivim politik.
Kjo shënon herën e dytë që departamenti i drejtësisë ka ngritur padi penale kundër Comey, një kritik i hershëm i Trump.
Ai nuk u deklarua fajtor dhe as nuk foli gjatë paraqitjes së tij të shkurtër në një gjykatë të Virxhinias të mërkurën pasdite.
Avokati i tij, tha se ish-drejtori do të kërkonte shkarkimin për shkak të ndjekjes penale selektive dhe hakmarrëse – duke argumentuar se ai u shënjestrua për shkak se foli kundër Trump.
Prokurorët e kanë akuzuar Comey-n për kërcënim me vetëdije dhe me dashje për t’i marrë jetën, dhe për t’i shkaktuar dëmtime trupore, presidentit, si dhe për transmetim me vetëdije të një kërcënimi për ta vrarë atë në tregtinë ndërshtetërore.
Çdo akuzë mbart një dënim maksimal prej 10 vitesh burg.
Postimi origjinal i Comey-t nga maji 2025 përmbante një imazh të guaskave të detit në një plazh ku shkruhej “86 47”, me mbishkrimin “Formacion i mrekullueshëm guaskash gjatë shëtitjes sime në plazh”.
I pyetur të mërkurën në lidhje me akuzat kundër Comey-t, Trump e quajti atë një “njeri të korruptuar”.
“Nëse dikush di diçka për krimin, ai e di çfarë kuptimi ka 86-ta,” tha Trump, duke iu referuar fotos. “Është një term i mafies për ta vrarë atë.”
Top Channel