FOTO/ Ky është autori i dyshuar që qëlloi me armë në darkën e Presidentit me gazetarët. Trump: U neutralizua nga disa agjentë të guximshëm
Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump u larguan me urgjencë nga darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pasi një person i armatosur hapi zjarr.
Nata më e madhe e vitit në Uashington u kthye në kaos pasi të shtëna u dëgjuan në hollin e hotelit Washington Hilton rreth orës 20:15.
Presidenti dhe Zonja e Parë u dërguan menjëherë në një ambient të sigurt, të ndjekur nga anëtarë të kabinetit.
Eventi luksoz sapo kishte nisur kur një i dyshuar i armatosur me një “armë të fuqishme” hyri me forcë në hollin e hotelit.
Mijëra të ftuar u detyruan të fshiheshin poshtë tavolinave dhe karrigeve, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret hynë në sallë duke u kërkuar të gjithëve të mbroheshin.
Qindra gazetarë nisën të telefononin për të raportuar zhvillimet.
Një agjent i Shërbimit Sekret u qëllua, por sipas një burimi për Daily Mail, ai kishte veshur jelek mbrojtës.
Nuk janë raportuar të lënduar dhe Presidenti konfirmoi më vonë se autori i të shtënave është “arrestuar”.
Ai dhe Zonja e Parë janë larguar nga hoteli dhe janë kthyer në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti po merrte pjesë në këtë event për herë të parë që nga viti 2011 dhe pritej të nderohej si dhe të mbante një fjalim.
Shërbimi Sekret dhe autoritetet e tjera mbushën sallën e banketit në Washington Hilton, ndërsa qindra të ftuar që po hanin u fshehën poshtë tavolinave.
“Largohuni nga rruga, zotëri!” bërtiti dikush, ndërsa të tjerë bërtisnin që të uleshin poshtë.
“Shërbimi Sekret i SHBA-së, në koordinim me Policinë Metropolitane, po heton një incident me të shtëna pranë zonës kryesore të kontrollit me detektorë metali në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Një person është në paraburgim,” tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Daily Mail.
Gjendja e personave të përfshirë nuk dihet ende dhe autoritetet po vlerësojnë në mënyrë aktive situatën.

Një agjent i Shërbimit Sekret të SHBA-së u qëllua gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të shtunën në mbrëmje, sipas tre personave të informuar që folën për CNN.
Gazetari i CNN, Wolf Blitzer, ishte vetëm pak metra larg një personi të armatosur që filloi të qëllonte gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në hotelin Washington Hilton.
Presidenti Donald Trump, në një postim në Truth Social, tha se një “person i armatosur” në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë është arrestuar, ndërsa vlerësoi forcat e rendit. Ai bëri thirrje që eventi të vazhdojë.
Presidenti Donald Trump u largua me urgjencë nga darka e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë pas të shtënave me armë zjarri.
03: 35 FOTOT/ “Të shtëna armësh, të shtëna armësh”, çfarë ndodhi pas largimit të Presidentit Trump nga darka me gazetarët
Pjesëmarrësit në darkë u fshehën poshtë tavolinave, ndërsa u dëgjuan zhurma që ngjanin me të shtëna armësh pranë sallës ku po mbahej eventi në hotelin Washington Hilton.
Top Channel