Të shtënat me armë në ‘Uashington Hilton’, reagon Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë: Krenar për gazetarët në sallë, u treguan të guximshëm

26/04/2026 21:09

Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA) ka reaguar pas të shtënave të ndodhura mbrëmjen e kaluar në hotelin Washington Hilton, duke e cilësuar ngjarjen si një moment të trishtueshëm për të gjithë të pranishmit.

Në një deklaratë, presidentja e shoqatës, Weijia Jiang, vlerësoi reagimin e Shërbimit Sekret dhe forcave të rendit, duke theksuar se veprimet e tyre “mbrojtën mijëra të ftuar”.

Ajo gjithashtu i uroi shërim të shpejtë oficerit të plagosur gjatë incidentit.

“Darka jonë ekziston për të festuar Amendamentin e Parë dhe punën e përditshme të gazetarëve që e mbrojnë atë. Mbrëmë, ata treguan pikërisht qetësinë dhe guximin që kërkon kjo punë”, u shpreh Jiang.

“Jemi krenarë për të gjithë në atë sallë”, shtoi ajo.

 

Top Channel