Akuzat për plaçkitje dhe dëmtim të pronës nga ushtarët izraelitë në Liban, reagon IDF-ja: Nuk përputhen me vlerat tona
Pallati mbretëror i Buckinghamit ka konfirmuar se vizita shtetërore e Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla në SHBA do të vazhdojë sipas planit, edhe pas incidentit me të shtëna në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë gjatë mbrëmjes së ditës së djeshme.
“Pas diskutimeve në të dyja anët e Atlantikut gjatë ditës, dhe duke vepruar sipas këshillës së Qeverisë, mund të konfirmojmë se Vizita Shtetërore e Madhërive të Tyre do të vazhdojë sipas planit“, tha pallati në një deklaratë përpara udhëtimit të çiftit mbretëror të hënën.
“Mbreti dhe Mbretëresha janë shumë mirënjohës ndaj të gjithë atyre që kanë punuar me ritëm për të siguruar që vizita të mos anulohet dhe mezi presin që të fillojë nesër”, shkruhej në deklaratë.
CNN raporton se do të ketë disa rregullime të vogla operative në një ose dy angazhime, por plani i përgjithshëm për vizitën katër-ditore mbetet siç është planifikuar më parë.
Top Channel