Lufta në Lindjen e Mesme, Trump : Nëse Irani do ta përfundojë luftën, mund të na kontaktojnë
Një profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, Dominguez Hills ka përshkruar autorin e dyshuar për sulmin, Cole Tomas Allen, si një student të sjellshëm dhe të përkushtuar.
Në një deklaratë për mediat ndërkombëtare, profesori Bin Tang tha se Allen ishte një nga studentët më të mirë në klasën e tij.
“Ai ishte gjithmonë i ulur në rreshtin e parë, i përqendruar dhe i angazhuar. Shpesh më dërgonte email me pyetje rreth detyrave”, u shpreh Tang.
Profesori e përshkroi atë si një person të qetë, të sjellshëm dhe një shok të mirë, duke shtuar se ishte i tronditur kur mësoi për lajmin.
Universiteti ka konfirmuar se një student me emrin Cole Allen është diplomuar në vitin 2025, por nuk ka mundur të verifikojë nëse bëhet fjalë për të njëjtin person që dyshohet për të shtënat.
Top Channel