I diplomuar për inxhinieri, kush është autori nga Kalifornia që qëlloi me armë në darkën e Presidentit Trump me gazetarët 26/04 05:02
Gazetari i CNN, Wolf Blitzer, ishte vetëm pak metra larg një personi të armatosur që filloi të qëllonte gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në hotelin Washington Hilton.
“Autori ishte qartësisht i shtrirë në tokë duke qëlluar kur e pashë, isha vetëm disa metra larg,” kujtoi gazetari veteran të shtunën në mbrëmje.
Blitzer tha se e pa personin e armatosur brenda zonës së siguruar të eventit, përtej pikave të kontrollit me detektorë metali. Ende nuk është e qartë se si ai arriti të hynte në ambient.
“Të shtënat ishin aq të forta dhe të frikshme, sa na trembën të gjithëve,” tha Blitzer. “Nuk kishim asnjë ide se çfarë po ndodhte.”
Top Channel