Ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhte; Kombëtarja humbet Rey Manaj për ndeshjen me Poloninë
Katarina Amalija, influencuesja 26-vjeçare gjermane e njohur ndërkombëtarisht për lidhjet e saj me yjet e futbollit, ka rrëfyer për ‘Record’ jetën e saj të dyfishtë dhe eksperiencat me futbollistë të njohur.
Sipas Amalijas, gjithçka filloi kur ajo ishte 18 vjeç dhe pati kontakt me një lojtar nga skuadra e parë e Bayern Munich. Influencuesja rrëfen se për t’i bërë përshtypje në takimin e parë, ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale kozmetike.
Pas 6 vjetësh, Amalija pranon se ka humbur dëshirën për të takuar yjet e futbollit, për shkak të mungesës së besnikërisë dhe moralit të disa prej tyre. Futbollistët shpesh kërkojnë marrëveshje konfidencialiteti për të mbrojtur reputacionin dhe kontratat e tyre shumë milionëshe, duke u përpjekur të ruajnë privatësinë e jetës personale.
Influencuesja mohon çdo lidhje me prostitucionin dhe sqaroi se nuk ka kërkuar kurrë pagesë për të përfituar kompaninë e saj. Katarina Amalija gjeneron të ardhura kryesisht nga llogaria e saj në OnlyFans dhe kombinon këtë aktivitet me punën si praktikante operatore dhe pasionin për udhëtime dhe luks.
Së fundmi, ajo ka udhëtuar për të takuar një lojtar të Besiktasit dhe tashmë ka planifikuar takimin e radhës me një futbollist të Galatasaray, rivalin e përjetshëm të klubit. Amalija ka refuzuar të japë emra, duke shpjeguar se disa lojtarë janë të rinj dhe debutues në klubet e tyre.
Top Channel