Conference League/ Rayo Vallecano e Ivan Balliut pranë çerekfinaleve, fitore me peshë edhe për Shakhtar Donetsk
Kthimi i Wanda Nara në Milano ka sjellë në qendër të vëmendjes jo vetëm aktivitetet e saj profesionale, por edhe jeta personale.
Midis çështjeve ligjore dhe shëtitjeve në qendër të qytetit, showgirl-i argjentinas ka tërhequr vëmendjen e fansave me një detaj të veçantë: një unazë diamanti në gishtin e majtë.
Xhevahiri i shndritshëm, i mbajtur gjatë darkave romantike dhe mëngjeseve në ballkon, menjëherë shkaktoi bujë në rrjetet sociale. Por ishte partneri i saj, Martín Migeles, ai që ndezi thashethemet për një propozim martese të mundshëm. Në një story në Instagram, ai postoi një foto të çiftit të shoqëruar me pyetjen enigmatike: “A do të jetosh me mua?”
Ky postim duket të konfirmojë dëshirën e çiftit për një fillim të ri nën Madonnina-n, duke ndezur imagjinatën e fansave dhe medieve rozë për një martesë të ardhshme.
Top Channel