Parashikimi i motit/ Diell dhe kthjellime, temperatura deri 39 gradë C
29/06/2025 07:59
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Si pasojë e depërtimit të masave ajrore me origjine nga Veriu i Afrikës si dhe ndikimi i Anticiklonit të Azoreve. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Termometri do të shënojë temperaturën maksimale 39 gradë C në Elbasan.
Era do të fryjë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi 9m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi deri në 12-16 m/s.
Në det valëzimi pritet të jetë 2-4 ballë.
Top Channel