“Bënte 7 kilometra dhe nuk ankohej”/ Mësuesi 55-vjeçar ndërroi jetë nga infarkti në Maliq, familjarët në lot: Vdiq në mes të rrugës dhe la një amanet
SPAK kërkon 10 vite burg për Evis Berberin, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsion pasiv, shkelje e barazisë ne tendera dhe pastrim produktesh.
Këtij dënimi do i ulet 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, raporton për Top Channel gazetarja Anila Hoxha. Përveç dënimit me burg, për ish-kreun e ARRSH është kërkuar edhe ndalimi për 5 vite nga ushtrimi i funksioneve publike.
Ndërkohë për ish-Drejtorin e Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentjan Gjyli, dhe ish-Drejtorin e Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Erald Elezi, kërkohet 1 vit e 6 muaj burg, por edhe në këtë rast aplikohet zbritja e dënimit me 1/3, si dhe t’u hiqet e drejta për ushtrim funksioni publik për 3 vite.
Po ashtu kërkohet konfiskimi i parave të gjetura, 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe 1 mln lekë të rinj.
Pretenca e SPAK:
1- Personi Juridik “Net Group”
2- Personi Juridik “DAAM”
3- Adela Dashnor Kica, Shkelje barazie në tendera 1 vit. Të ulet 1/3. Të pezullohet dhe punë me interes publik. Të hiqet e drejta për funksione publike për 3 vjet.
4- Adja Bashkim Strazimiri, Shkelje barazie 1 vit 6 muaj. Të ulet 1/3. Pezullim pune me interes publik. Të hiqet e drejta për 3 vjet për funksione publike.
5- Adrian Zisi Kroi, 1 vit e 6 muaj në total. Të ulet 1/3. Të pezullohet dhe 4 vjet shërbim prove. Të hiqet e drejta për funksione publike për 3 vjet.
6- Altin Llazi Marko, Shkelje barazie, fajtor dhe dënimi me 1 vit burg. Ulet 1/3. Të pezullohet dhe shërbim prove për 4 vjet. Ushtrim funksioni publik jo për 3 vjet.
7- Artan Shpëtim Leskoviku, fajtor e 1 vit burg. Ulet 1/3. Të pezullohet dhe shërbim prove 4 vjet. Funksione publike jo për 3 vjet.
8- Bledar Viktor Aliaj, në bashkim 1 vit e 6 muaj. Ulet 1/3. Pezullim dhe shërbim prove 4 vjet. Të hiqet e drejta për funksione publike për 3 vjet.
9- Blerta Gëzim Musabelli, në bashkim të dënimeve 2 vjet. Të ulet 1/3. Të pezullohet dhe punë me interes publik. Të hiqet e drejta për 3 vjet.
10- Brunilda Jovan Luli, në total dënimi 7 vjet e 6 muaj. T’i ulet 1/3. Të pezullohet dhe shërbim prove për 4 vjet.
11- Denis Enver Xhoxhi, Shkelje barazie 1 vit. Ulet 1/3. Të pezullohet dhe punë me interes publik. T’i hiqet e drejta për funksione publike 3 vjet.
12- Ela Astrit Goxhaj, Shkelje barazie 1 vit 6 muaj. Ulja 1/3. Pezullim dhe orë pune 150 orë. T’i hiqet e drejta për 3 vjet.
13- Erald Hysni Elezi, Shkelje barazie 1 vit e 6 muaj. Të ulet 1/3. Të hiqet e drejta për 3 vjet për funksione.
14- Ervis Luan Lami, në bashkim të dënimeve 7 vjet e 6 muaj burgim dhe t’i zbritet 1/3. Të pezullohet pjesa tjetër e dënimit, shërbim prove 4 vjet.
15- Evis Berberi, përfundimisht 10 vjet në bashkim të dënimeve. Të ulet 1/3. Dënim plotësues 5 vjet të mos ushtrojë funksione.
16- Genti Raça, Shkelje barazie 1 vit e 6 muaj. Ulet 1/3. Pezullohet, shërbim prove. Funksione publike jo për 3 vjet.
17- Gentjan Ramazan Gjyli, fajtor 1 vit e 6 muaj në fund dhe t’i ulet 1/3. T’i hiqet e drejta funksione 3 vjet.
18- Gëzim Noni, Shkelje barazie 1 vit e 6 muaj. Ulet 1/3. Pezullohet dënimi, shërbim prove 4 vjet. Hiqet e drejta për 3 vjet.
19- Jetmira Dervishi, Shkelje barazie 1 vit 6 muaj. Ulja 1/3. Të pezullohet dhe punë me interes publik. T’i hiqet e drejta për 3 vjet për funksione publike.
21- Kamelia Tafaj, në total 2 vjet. Ulet 1/3. Të pezullohet dhe punë me interes publik. Hiqet e drejta për funksione publike 3 vjet.
22- Orjon Islamaj, Shkelje barazie tendera dhe dënim me 1 vit. Në bashkim me 1 vit. Ulet 1/3. Të pezullohet dënimi, shërbim prove 4 vjet. Të mos ushtrojë funksione publike 3 vjet.
23- Shkëlqim Dervish Lusha, Shkelje barazie 1 vit 6 muaj. Ulet 1/3. Pezullim dhe shërbim prove 4 vjet. Të hiqet e drejta për 3 vjet.
24- Valbona Sulejman Pepa, Shkelje barazie 1 vit e 6 muaj. Ulet 1/3. Pezullohet dhe punë me interes publik. Të mos ushtrojë funksione për 3 vjet.
25- Valter Nimet Begaj është me gjykim të zakonshëm. Të konfiskohen pasuritë që janë sekuestruar dhe shuma 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe mbi 1 milion lekë të sekuestruara Berberit.
Top Channel